1Edhe këto (janë) fialët’ e urta të Sollomonit, që mbëlothnë njerëzit’ e Ezeqiut, mbëretit Judhësë.
2Lavdia e Perëndisë (është) të mbulonjë kafshënë, edhe lavdia e mbëretëret (është) të gjenjë kafshënë.
3Të lartët’ e qiellit, e të thellët’ e dheut, e zemëra e mbëretëret s’kanë të kërkuarë.
4Hiq ndryshkunë nga argjëndi, edhe do të dalë enë te argjëndari;
5hiq të paudhëtë prej sysh mbëretit, edhe froni i ati do të forconetë ndë dreitëri.
6Mos u mburr përpara mbëretit, edhe mos rri ndë vënt të mëdhenjet,
7sepse më mirë (është) të të thonë: Hip këtu, se të sbreç përpara sysh të madhit, që panë syt’ e tu.
8Mos shko shpejt të zihesh, mbase nukë (di se) ç’të bëjsh më ndë funt, kur të të turpëronjë i afërmi yt.
9Ndreq gjyqinë tënt (vetëmë) bashkë me të afërminë tënt, edhe mos sbulo të fshehëtënë te tiatri,
10se mos të shanjë ay që dëgjon, edhe nukë hiqetë turpëria jote.
11Fiala që flitetë tek ka vëndinë është (posi) mollë t’arta ndër enë t’argjëntta.
12Posi vëthë t’artë, edhe posi stoli prej ari të këthiellëtë, (ësht’) i urti që qërton veshn’ e dëgjuarshim.
13Posi të ftohëtit’ e borësë ndë kohë të korrit, (kështu ësht’) i lajmi besëtar tek ata që e dërgonjënë, sepse prën shpirtet’ e të zotëret ti.
14Kush mburretë për dhurëtin’ e gënjeshtrë (i gjan) resë e erësë pa shi.
15Zotërisë i mbushetë mëndëja nga durimi; edhe gluh’ e ëmbëlë thyen eshtëra.
16Gjete mjaltë? Mos ha tepërë, se mos fryhesh tepërë nga ajo, edhe ta viellsh.
17Rrallë vërë këmbënë tënde ndë shtëpit të afërmit, se mos rëndonetë e të mërzitnjë.
18Ay njeri që deshmon deshmi të rreme kundrë të afërmit ti, (është posi) kopaçë, e (posi) thikë, e (posi) shëgjet’ e hollë.
19Besa e të pabesit ndë ditë të zezë, (është posi) dhëmb’ i kalburë, e (posi) këmb’ e dalë vëndit.
20(Posi) ay që svesh rrobënë ndë kohë të ftohëtë, (e posi) uthëlla mbi nitrët, kështu (ësht’) ay që i këndon kënkë zëmërësë helmuarë.
21Ndë ka uri arëmiku yt, ep-i bukë të hajë, edhe ndë ka et, ep-i ujë të pijë,
22sepse do të grumbullonjç thëngjij zjarri mbi kryet t ati, edhe Zoti do të ta shpaguanjë.
23Er’ e borësë dëbon shinë, edhe faqëja e vrërëtë gluhënë që pështëllin.
24Më mirë të rrijë (njeriu) ndë çip të kasollësë, se ndë shtëpi të madhe bashkë me grua që i k’ënda të zihetë.
25(Posi) ujët’ e ftohëtë ndë shpirt të eçim, kështu (është) zër’ i mirë nga dheu i largë.
26I dreiti kur fëlen përpara të paudhit (është) posi gjurr’ e trubullë, e (posi) kroi i prishurë.
27(Sikundrë) nuk’ (është) mirë të hajë njeri shumë mjaltë, kështu (nuk’ është) mirë të kërkonjë lavdin’ e ti.
28Kush nukë përmba shpirtin’ e ti, (është posi) qytet i rrëzuarë, e pa mur.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.