isaia 39 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Nd’ atë kohë Merodah-balladani, i biri Balladanit, mbëreti i Vavillonësë, i dërgoi Ezeqisë karta e dhurata, kur dëgjoi se qe sëmurë edhe u shërua.

2Edhe Ezeqia u gëzua për ato, edhe i dëfteu ati shtëpin’ e plaçkavet tia të paçëmuaret, argjëndinë, e arinë, e erërat’ e mira, e mirrat’ e paçëmuara, e gjithë vëndin’ e armëvet, edhe gjithë ç’gjëndej ndë thesarët të ti; s’gjëndej gjë ndë shtëpi të ti, as ndënë gjithë pushtetin’ e ati, që të mos ua dëftente atyre Ezeqia.

3Atëherë erdhi profiti Isai te mbëreti Ezeqi, edhe i tha: Ç’thonë këta njerës, edhe nga kanë ardhë te ti? Edhe Ezeqia tha: Kanë ardhë te unë kaha dhe i largë, kaha Vavillona.

4Edhe ay tha: Ç’panë ndë shtëpit tënde? Edhe Ezeqia u përgjeq: Panë, gjithë ç’është ndë shtëpit t’ime, s’gjëndetë gjë ndër thesarët të mi, që të mos ua dëftenj atyre.

5Atëherë Isaia i tha Ezeqisë: Dëgjo fialën’ e Zotit ushtërivet:

6Na tek vinjënë dit, ndër të cilatë ç’do gjë që gjëndetë ndë shtëpit tënde, edhe ç’do gjë që kanë lënë atërit’ e tu gjer mbë këtë ditë, do të ngrihet’ e do të bihetë ndë Vavillonë; s’ka për të mbeturë farë gjëje, thotë Zoti,

7edhe nga bijt’ e tu, që kanë për të dalë prej teje, që ke për të piellë, kanë për t’i marrë, edhe do të bënenë të dredhurë ndë pallat të mbëretit Vavillonësë.

8Atëherë Ezeqia i tha Isaisë: E mirë është fiala e Zotit, që fole. Tha edhe më: Sepse do të jetë paqtim e siguri ndër dit të mia.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help