1Mjer kurorësë madhështisë të dejturet Efraimit, të cilëvet bukuria e lëvduarë (është) lule e fyshkurë, të cilët’ i zë vera ndë majët të grykavet majme!
2Na Zoti tek ka një të fortë e të shëndoshë, (i cili) posi turbullim breshëri, posi erë shakulli që prish, posi përmbytëje ujërash të forta që vërshonjënë, do të hedhë ndë dhet me dorën’ e tij.
3Kurora e madhështisë të dejturet Efraimit do të shkeletë me këmbë.
4Edhe lulëj’ e lëvdëruarë bukuris’ atyreve, që (është) ndë majët të grykësë majme, tuke fyshkurë do të bënetë posi pem’ e lashtë përpara verësë, të cilënë kush ta shohë, e përpin atë, posa ta marrë ndë dorët të ti.
5Atë ditë, Zoti i ushtërivet do të jetë kurorë lavdie edhe rreth bukurie mbë të mbeturit të gjëndëjesë ti,
6edhe frymë gjyqi mb’ atë që rri për gjyq, edhe fuqi mb’ ata që shtynjënë luftënë gjer ndër portat.
7Po edhe ata hupnë udhënë nga vera, edhe duallë udhësë nga të pirët’ e fortë; prifti edhe profiti humpnë udhënë nga të pirët’ e fortë, u përpinë nga vera, duallë udhet nga të pirët’ e fortë; gënjehenë ndë të parët, pengohenë ndë gjyqt,
8sepse gjithë truvezatë janë plot me të viellë e me të ndyrë, asndonjë vënt (nuk’ ësht’ i pandyrë).
9Kujt do t’i mësonjë diturinë? Edhe cilinë do të bënjë të kupëtonjë mësimnë? (Ata janë posi foshnje) të cvjerdhura, këputurë nga sisatë,
10sepse me mësim mbi mësim, me mësim mbi mësim, me radhë pas radhe, me radhë pas radhe, pak këtu, (e) pak aty,
11sepse me buzë tuke belbësuarë, edhe me tiatrë gluhë, do t’i flasë kësaj gjëndëje,
12së cilës’ i tha: Këta (është) të prëjturitë, (që munt) të prëni të lodhurinë, edhe këta (është) të pushuarëtë, po ata nukë deshnë të dëgjoninë.
13Edhe fiala e Zotit do të jetë te ata mësim mbi mësim, mësim mbi mësim, radhë pas radhe, radhë pas radhe, pak këtu, (e) pak aty, që të ecënjënë, e të pengonenë prapa, e të dërrmonenë, edhe të bienë ndë kurth, e të zihenë.
14Përandaj dëgjoni fialën’ e Zotit, o njerës përqeshës, që i hiqni udhënë kësaj gjëndëje, që është ndë Jerusalimë.
15Sepse thatë: Neve bëm dhiatë bashkë me vdekëjenë, edhe lidhëm fialë bashkë me varrinë; kur të shkonjë frushkulla që vërshon, nukë do të vinjë ndër ne, sepse bëm gënjeshtrënë për mpshtetëjenë t’onë, edhe do të fshihemi ndënë gënjeshtrënë,
16përandaj kështu thotë Zoti Perëndia: Na tek po vë për themeli ndë Sionë, një gur, gur të sgjedhurë, krye-çipi të ndershim, themeli të shëndoshë; kush t’i besonjë (ati) nukë do të turpëronetë.
17Edhe do të vë gjyqinë ndë vijëzë, edhe dreitërinë ndë ziq; edhe breshëri do të prishnjë mpshtetëjen’ e gënjeshtrësë, edhe ujëratë do të mbysënë vëndin’ e fshehurë.
18Edhe dhiata juaj bashkë me vdekëjenë nukë do të zihetë, edhe të lidhurit’ e fialësë bashkë me varrinë nukë do të qëndronjë; kur të shkonjë frushkulla që vërshon, atëhere do të shkeli nga ajo.
19Përnjëherë posa të shkonjë, do t’u zërë juve, sepse do të shkonjë për mëngjes, dit’ e natë; edhe vetëmë zërinë të dëgjonjë ndonjë, do të jetë frikë.
20Sepse shtrati do të jetë më i vogëlë, se sa munt të shtrihetë njeriu, edhe mbulesa më e ngushtë, se sa munt të mpshtilletë.
21Sepse Zoti do të ngrihetë posi ndë mal të Perazimit, do të zemëronetë posi ndë grykët të Gjibeonit, që të bënjë punën’ e ti, punën’ e ti të çudiçimenë, edhe të mbaronjë të bërët’ e ti, të bërët’ e ti të maniçimitë.
22Tashi pra mos ini përqeshës, që të mos bënenë më të forta të lidhurat’ e tua, sepse unë dëgjova nga Zoti Perëndia i ushtërivet të mbaruarët’ e fundit, edhe të ndarët’ e fialësë mbi gjithë dhenë.
23Mbani vesh, edhe dëgjoni zënë t’im, kini mënt, edhe dëgjoni fialënë t’ime.
24Ay që laron, sos laron gjithë ditënë që të mbiellë, tuke çarë (dhenë) e tuke thyerë plisat’ e arësë ti?
25Passi të sheshonjë faqen’ e asaj, a nukë përndan thierinë, edhe mbiell qiminoninë, edhe heth grurinë mbë më të mirinë (vënt), edhe elbinë ndë vënt të urdhëruarë, edhe thekrënë ndë vënt të asaj që duhetë?
26Sepse Perëndia i ati e mëson atë të shquanjë, (edhe) i dëften ati.
27Sepse thieri nukë shihetë me orëndi lëme, as rrotovileja e qerresë silletë mbi qiminoninë, po thieri rrihetë me shkop, edhe qiminoni me stap.
28Po (gruri) i bukësë thërrmonetë; po nukë do t’e shinjë atë gjithënjë, as nukë do t’e thërrmonjë (atë) me rrotovilen’ e qerresë, as nukë do t’e hollonjë atë (me) thundrat’ e kuajvet ti.
29Edhe këjo dolli nga Zoti i fuqivet, të çuditurit ndë këshillë, të madhit ndë mënt.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.