isaia 16 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Dërgoni qëngjinë të parit dheut nga Sellaja ndë shkretëtirët, te mali i së bilësë Sionësë.

2Sepse posi zogu i humburë, dëbuarë nga foleja, (kështu) do të jenë të bilat’ e Moabit mbë të shkuarët të Arnonit.

3Këshillohu, mbaro gjyqinë, ndë mest të ditësë bën hienë tënde posi natë, fshih të ndiekuritë, mos rrëfe ata që kanë humbur’ udhënë.

4Të ndiekurit’ e mi le të rrinë si të huajë përanë teje, o Moab, bënu ndër ata mbulesë nga faqeja e prishësit, sepse rrëmbunjësi u mbarua, prishësi pushoi, shtrëngimtarëtë u shuanë nga dheu.

5Edhe froni do të ngrihetë me përdëllim, edhe do të rri mb’ atë me të dreitë, ndë tendët të Dhavidhit, ay që gjukon, e kërkon gjyq, e shpejton dreitëri.

6Dëgjuam madhështin’ e Moabit, (është) fort madhështuar; mëndëjen’ e lartë e madhështin’ e ati, edhe marrëzin e ati, gënjeshtrat’ e ati dalënë të kota.

7Përandaj Moabi do të klanjë me ulërimë, të gjithë do të klanjënë me ulërimë për Moabinë, do të valtoni për themelit’ e Qir-hareshethësë, me të vërtetë u vranë.

8Sepse fushat’ e Heshbonësë u bënë të pafuqishime, (edhe) vështi i Sibmahësë; zotërit’ e kombavet thyenë hardhit’ e ati më të miratë, (të cilatë) vijnë gjer ndë Jazerë, (edhe) silleshin’ andej e këtej (ndëpër) shkretëtirët, degat’ e ati ishinë shtrirë, e kapërceninë detinë.

9Përandaj do të klaj vështin’e Sibmahësë me të klarët’ e Jazerësë; do të të lak me lot e mi, o Heshbonë, edhe o Elealehë, sepse u bë brohori mbi pemët të tua të verësë, edhe mbi të korrët tënt.

10Edhe u hoq gëzimi e gazi nga fusha plot me pemë, edhe ndër vëreshtat nukë do të jenë (më) kënkë, as zë gëzimi; ata që shkelënë rush nukë do të shtrythnjënë verë ndër koritat, unë pushova brohorinë (e vielësit).

11Përandaj zorrët’ e mia do të gjëmonjënë, posi qitharë, për Moabinë, edhe drobolitë për Qir-hareshënë.

12Edhe Moabi, kur të duketë se u loth mbi tempujt, do të hynjë ndë shënjtëroret të ti që të faletë, po nukë do të koditnjë.

13Këjo (është) ajo fiala që foli që atëhere Zoti për Moabinë.

14Edhe tashi Zoti foli, e tha: Tre viet, posi viet e pagëtarit, lavdia e Moabit do të hidhetë tej, bashkë me gjithë shumicën’ e madhe, edhe të mbeturitë (do të jetë) shumë të pakë e të pafuqishim.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help