isaia 24 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Na Zoti tek po sbras dhenë, edhe po e shkreton, e po e përmbys, e po shpërndan vëndësitë.

2Edhe do të jetë posi gjëndëja, kështu (edhe) prifti; posi shërbëtori, kështu (edhe) i zoti; posi shërbëtoreja, kështu (edhe) e zonja; posi blerësi, kështu (edhe) shitësi; posi hua-dhënësi, kështu (edhe) hua-marrësi; posi ay që merr uzurë, kështu (edhe) ay që i lan uzurë ati.

3I tërë dheu do të sbrazetë, edhe i tërë do të svishetë, sepse Zoti foli këtë fialë.

4Dheu mba zi, fyshketë, bota ligështonetë, fyshketë, të mëdhenjt’ e gjëndëjevet dheut janë ligështuarë.

5Edhe dheu u ndye ndënë vëndësit ti, sepse prishnë nometë, ndërruan’ urdhërimetë, thyenë dhiatën’ e përjetëshime.

6Përandaj mallëkimi hëngri dhenë, edhe ata që rrininë nd’ atë, u shkretuanë; përandaj vëndësit’ e dheut u doqnë, edhe pak njerës mbetnë.

7Ver’ e re klan, vështi ësht’ i pafuqishim, gjith’ ata që kishinë zëmërë të gëzuarë psherëtinjënë.

8Gëzimi i tymbanavet pushon, zallahia e të gëzuaret mbaronetë, gëzimi i qitharësë pushon.

9S’kanë për të pirë verë me kënkë; të pirët’ e fortë do të jetë të hidhurë te ata që e pinë.

10Qyteti të shkretuarit humbi, ç’do shtëpi u mbyll, që të mos hynjë (njeri).

11Klithmë (është) ndër udhët për verënë, ç’do gëzim shkoi, gëzimi i vëndit iku.

12Qyteti mbeti i shkretë, edhe portës’ i ra prishëje.

13Kur të bënetë kështu ndë mest të dheut ndër gjëndëjet, (do të jetë) posi të shkundurit’ e ullirit, edhe të përkoquritë si të pushonjë të vielëtë.

14Këta do të ngrenë zën’ e tyre, do të këndonjënë për madhërin’ e Zotit, do të thërrasënë me zë të math nga an’ e detit.

15Përandaj lavdoni Zonë ndër grykat, emërin’ e Zotit Perëndis’ Israilit ndër dheujëzat të detit.

16Që nga fundi i dheut dëgjuam kënkë: Qoftë lëvduar i Dreiti. Po unë thashë: Un’ i ngrati, un’ i ngrati! Mjeri unë! Të pabesëtë punuanë pabesë, po, të pabesëtë punuanë shumë pabesë.

17Frikë, e gropë, e dhokan (është) për ty, o vëndësi i dheut.

18Edhe ay që ikën nga zëri i frikësë do të bierë ndë gropët; edhe ay që del nga mesi i gropësë do të zihetë ndë kurth, sepse dyerëzatë përsipërë janë hapurë, edhe themelit’ e dheu tundenë.

19Dheu u thërrmua, dheu i tërë u tret, dheu luajti fort tepërë.

20Dheu do të tundet’ andej e këtej posi i dejturi, do të ngrihetë vëndit posi kasollë; edhe panomia e ati do të rëndonetë mbi atë, edhe do të bierë, edhe nukë do të ngrihetë më.

21Edhe atë ditë Zoti do të mundonjë ushtërin’ e të lartëvet (që janë) lart, edhe mbëretërit’ e dheut mbë dhet.

22Edhe do të mbëlidhenë, (sikundrë) mbëlidhenë sklleftë ndë gropët, edhe do të mbyllenë ndë burk, edhe pas shumë diç do të vështronjën’ ata.

23Atëhere hënësë do t’i vinjë turp, edhe dielli do të ketë turp, kur të mbëretëronjë Zoti i ushtërivet ndë malt të Sionësë e ndë Jerusalimë, edhe të lëvdonetë përpara pleqvet ti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help