1Mbë të katrë-mbë-dhietinë vit të mbëretit Ezeqisë, hipi Sennaqeribi mbëreti i Asyrisë mbi gjithë qytetet’ e fortë të Judhësë, edhe i pushtoi.
2Edhe mbëreti i Asyrisë, dërgoi Rabshaqehunë nga Llaqishi ndë Jerusalimë, te mbëreti Ezeqi me ushtëri të madhe. Edhe qëndroi nd’ udhët t’ujit së banjësë madhe mb’ udhë të madhe së arës’ ati që cbarth rroba.
3Atëherë duallë te ay Eliaqimi, i biri i Hilqiahut, kujdestari, edhe Shebna shkronjësi, edhe Joahu, i biri i Asafit, ay që shkruan ç’bënetë për të kujtuarë.
4Edhe Rabshaqehu u tha atyre: Thoni tashi Ezeqisë: Kështu thotë mbëreti i math, mbëreti i Asyrisë: Cila është shpëresa që shpëreni mb’ atë?
5Thua: (po janë fialë buzësh,) (Kam) këshillë e fuqi për luftë. Po mbë cilinë shpëren, që ngrite krye kundrë meje?
6Na tek shpëren mbë shkopt t’ati kallamit thyerë, mbë Egjyftërinë; ndë u mpshtettë ndonjë mb’ atë, do t’i nguletë ndë dorët, edhe do t’e shponjë, i këtillë (është) Faraoni mbëreti i Egjyftërisë ndër gjith’ ata që shpërenjënë mb’ atë.
7Po ndë më thënç: Shpërejmë mbë Zotinë Perëndinë t’ënë, a nuk’ (ësht’) ay, që i hoqi Ezeqia vëndet’ e lartë e theroretë, edhe i tha Judhësë edhe Jerusalimësë: Përpara kësaj theroreje do të fali?
8Tashi pra ep-i penk t’im-zoti mbëretit Asyrisë, edhe unë do të t’ap dy milë kuaj, ndë munç t’apsh kalorës për ata nga ana jote.
9Qysh do të këthenjç prapa faqen’ e një të parit vëndit nga më të vegjëlit shërbëtorët’ e t’im-zot, edhe shpëreve mb’ Egjyftërinë për qerre e për kalorës?
10Edhe tashi arthç (unë) mbë këtë vënt pa Zotinë, për të prishur’ atë? Zoti më tha: Shko mbë këtë dhe, edhe prish-e.
11Atëherë i tha Rabshaqehut Eliaqimi edhe Shebna edhe Joahu: Të lutem, fol-u shërbëtorëvet tu ndë gluhë Syrishte, sepse kupëtojmë, edhe mos na fol Judhaisht, të dëgjonjë gjëndëja që është mbi murt.
12Po Rabshaqehu tha: Sos më dërgoi im-zot te yt-zot e te ti, për të folurë këto fialë? A nukë (më dërgoi) ndër këta njerës që rrinë mbi murt, që të hanë mutin’ e tyre, e të pinë shurrën’ e tyre bashkë me ju?
13Atëherë Rabshaqehu qëndroi e thërriti Judhaisht, me zë të math, edhe tha: Pa dëgjoni fialët’ e mbëretit math, mbëretit Asyrisë,
14kështu thotë mbëreti: Mos u gënjenjë juve Ezeqia, sepse nukë do të muntnjë t’u shpëtonjë juve.
15Edhe mos u bënjë juve Ezeqia të shpëreni mbë Zonë, tuke thënë: Zoti me të vërtetë do të na shpëtonjë, ky qytet nukë do t’epetë ndë dorë ndë mbëretit Asyrisë.
16Mos i dëgjoni Ezeqisë, sepse kështu thotë mbëreti i Asyrisë: Ndrequ me të mirë bashkë me mua, edhe dilni tek unë, edhe le të hajë gjithë-se-cili nga vëreshti i ti, edhe gjithë-se-cili nga druri i fikut ti, edhe le të pijë gjithë-se-cili nga ujërat’ e sternësë ti,
17gjersa të vinj e t’u marr juve ndë një dhé shoqin’ e dheut tuaj, dhé gruri e vere, dhé buke e vëreshtash.
18Mos u gënjenjë juve Ezeqia, tuke thënë: Do të na shpëtonjë Zoti. A shpëtoi ndonjë nga perëndit’ e kombavet dhen’ e ti nga dora e mbëretit Asyrisë?
19Ku (janë) perëndit’ e Hamathësë e të Arfadhësë? Ku (janë) perëndit’ e Sefarvaimësë? Sos shpëtuanë Samarinë nga dora ime?
20Cilëtë ndë mest të gjithë perëndivet të këtyre vëndevet, shpëtuanë dhen’ e tyre nga dora ime, kaqë sa (edhe) Zoti të shpëtonjë Jerusalimënë nga dora ime?
21Edhe ata pushoninë, edhe nuk’ iu përgjeqnë ati ndonjë fialë, sepse mbëreti kishte urdhëruarë, e kish thënë: Mos i përgjigji ati.
22Atëherë Eliaqimi, edhe i biri i Hilqiahut, kujdestari, edhe Shebna shkronjësi, edhe Joahu, i biri i Asafit, ay që shkruante ç’bëneshinë (për të kujtuarë) erthnë te Ezeqia me rroba të çjerra, edhe i dhanë zë ati për fialët’ e Rabshaqehut.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.