isaia 53 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Kush i besoj të leçiturit t’ënë? Edhe mbë cilin’ u sbulua krahu i Zotit?

2Sepse hipi përpara ati posi bim’ e ngjomë, edhe posi rrënjë nga dheu i thatë, s’ka fytyrë, as bukuri; edhe e pam atë, edhe s’kishte bukuri që t’e dëshëronim atë.

3Zënë për asgjë, e hedhurë tej nga njerëzitë; njeri me shtrëngime, edhe i provuarë nga sëmundëjetë, edhe posi (njeri) që këthenjënë faqenë prej ati, nuk’ u zu për gjë, edhe e kujtuam atë për asgjë.

4Ay me të vërtetë mbajti sëmundëjetë t’ona, edhe u ngarkua me shtrëngimetë t’anë; edhe neve e kujtuam atë të vrarë e të plagosurë nga Perëndia, edhe të vuajturë.

5Po ay u plagos për të dalat t’ona nga nomi, vuajti për panomitë t’ona; muntimi, (që pruri) paqtimnë t’ënë, ishte mbi atë, edhe neve u shëruam nga plagët’ e ati.

6Neve të gjithë u suallëm andej e këtej posi dhën, gjithë-se-cili (prej nesh) u këthye nd’ udhët të ti, edhe Zoti vuri mbi atë gjithë panominë t’onë.

7Ay ishte i shtrënguar’ e i munduarë, po nukë hapi golën’ e ti; u pru posi qënq për të therë, edhe posi dele pa zë përpara ati që e qeth, kështu nukë hapi golën’ e ti.

8U rrëmbye nga shtrëngata e nga gjukata, edhe brezin’ e ati kush do ta tregonjë? Sepse u ngrit nga dheu i të gjallëvet, u plagos për të dalat’ e gjëndëjesë s’ime nga nomi.

9Edhe varri i ati u bë bashkë me keq-bërësitë, po ndë vdekëjet t’ati (qe) bashkë me të pasurinë, sepse nukë bëri panomi, as (nuk’ u gjënt) kobim ndë golët t’ ati.

10Po Zoti deshi ta mundonte, e pocaqisi (atë). (Po) passi të apç shpirtin’ e ati dhuratë për fale, do të shohë bij bijsh, do të sgjasë dit, edhe dashurimi i Zotit do të venjë mbarë ndë dorët t’ati.

11Do të shohë pemët’ e të dhëmburit shpirtit ti, (edhe) do të nginjetë; shërbëtori im i dreiti do të nxierrë të dreitë shumë vetë me të njohuritë të ti, sepse do të mbanjë panomit’ e atyreve.

12Përandaj do t’i ap ati (piesë) bashkë me të mëdhenjtë, edhe do të ndanjë plaçka me të fortëtë, sepse ay dha shpirtin’ e ti ndë vdekëje, edhe u numërua me të paudhëtë, edhe ay mbarti falet’ e shumë vetëve, edhe do të lajmësonjë për të paudhëtë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help