isaia 62 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Nukë do të pushonj për Sionënë, edhe nukë do të prëhem për Jerusalimënë, gjersa të dalë dreitëria e asaj posi ndriçim, edhe shpëtim i asaj posi llambadhe e dhezurë.

2Edhe kombatë do të shohënë dreitërinë tënde, edhe gjithë mbëretëritë lavdinë tënde, edhe do të kluhesh me emërë të ri, që do ta kluanjë gola e Zotit.

3Edhe do të jesh kurorë lavdie ndë dorë të Zotit, edhe kurorë mbëretërie ndë pëllëmbë të Perëndisë tënt.

4Nukë do të kluhesh më e Lënë, as dheu yt nukë do të kluhetë më i Shkretuarë, po do të kluhesh Pëlqimi im (është) nd’ atë; edhe dheu yt, i Martuari, sepse të pëlqeu Zoti, edhe dheu yt do të jetë martuarë.

5Sepse (sikundrë) dialoshi martonetë me vashë, (kështu) t’ët-bij do të rrinë bashkë me ty; edhe (sikundrë) dhëndërri gëzonetë për nusenë, (kështu) Perëndia yt do të gëzonetë për ty.

6Vura ronjës mbi muret të tu, o Jerusalimë, (të cilëtë) kurrë s’kanë për të pushuarë, as ditë as natë; ju sa thërritni Zotinë, mos kini pushim.

7Edhe mos i epni ati të prëjturë, gjersa të vërë, gjersa të bënjë Jerusalimënë lavdurim mbi dhet.

8Zoti bëri be mbë të diathtët të ti, edhe mbë krahun’ e fuqisë ti: S’ kam për t’u dhënë më arëmiqet mi grurinë t’ënt për ushqim, edhe të bijt e kombavet huajë nukë do të pinë verënë tënde, që u mundove për atë,

9po ata që korrënë do t’e hanë atë, edhe do të lavduronjënë Zonë; edhe ata që vielënë do t’e pin’ atë ndër avllit të shënjtërisë s’ime.

10Shkoni, shkoni ndëpër portat, bëni gati udhën’ e gjëndëjesë, ndreqni, ndreqni udhënë, hithni tej gurëtë, ngreni flamure ndër gjëndëjet.

11Na Zoti tek leçiti gjer mb’ anët të dheut: Thojni së bilësë Sionësë: Na Shpëtimtari yt tek po vien, na paga e ati tek (është) bashkë me atë, edhe pun’ e ati përpara ati.

12Edhe do t’i kluanjën’ ata Gjëndëj’ e shënjtëruarë, e Shpërblyer’ e Zotit, edhe ti do të kluhesh e Kërkuarë, jo Qytetëj’ e lënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help