isaia 7 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe ndër dit të Ahazit, të birit Jothamit, të birit Uziahut, mbëretit Judhësë, Rezini mbëreti i Syrisë, edhe Pekahu i biri Remaliahut, mbëreti i Israilit, u ngjitnë ndë Jerusalimë, që ta luftoninë, po nukë muntnë ta pushtoninë.

2Edhe i dhanë zë shtëpisë Dhavidhit, e thanë: Syria lithnë fialë bashkë me Efraimnë. Edhe zëmër’ e Ahazit, edhe zëmër’ e gjëndëjes’ ati u tunt, posi drunjt’ e pyllit që tundenë nga era.

3Atëhere Zoti i tha Isaisë: Tashi dil-i përpara Ahazit, ti edhe Shear-jashubi yt-bir, nd’ anët të udhës’ ujit banjësë re nga udh’ e madhe prej arësë larësit,

4edhe thuaj ati: Mba vesh, edhe prëhu, mos u frikëso, as mos të të shuhetë zëmëra, për të dy bishtrat’ e këtyre hunjve që tymonjënë, për zemëratën’ e egrë të Rezinit e të Syrisë, edhe të birit Remaliahut.

5Sepse Syria, e Efraimi, edhe i biri i Remaliahut, këshilluanë këshillë të keqe kundrë teje, e thanë:

6Le të ngjitemi kundrë Judhësë, edhe le ta shtrëngojmë, edhe le ta ndajmë atë për vetëhenë t’onë, edhe le të vëmë mbëret ndë mes t’ati, të bir e Tabeilit.

7Kështu thotë Zoti Perëndi: Këjo nukë do të qëndronjë, as nukë do të bënetë.

8Sepse kryet’ e Syrisë (është) Dhamaska, edhe kryet’ e Dhamaskësë (është) Rezini, edhe për gjashtë-dhiet’ e pesë viet Efraimi do të thyhetë, që të mos jetë (më) gjëndëje.

9Edhe kryet’ e Efraimit (është) Samaria, edhe kryet’ e Samarisë (ësht’) i biri i Remaliahut. Ndë mos besofshi, me të vërtetë nukë do të forcohi.

10Edhe Zoti i foli prap Ahazit, e tha:

11Kërko shenjë nga Zoti Perëndia yt, kërko këtë a ndë funt, a lart përsiprë.

12Po Ahazi tha: Nukë do të kërkonj, as nukë do të ngas Zonë.

13Edhe (Isaia) tha: Pa dëgjoni tashi, o shtëpi e Dhavidhit. A pun’ e vogëlë (është) për ju të rëndoni njerës, po do të rëndoni edhe Perëndinë t’im?

14Përandaj Zoti vetë do t’u apë juve një shenjë. Na vërgjiresha tek do të mbarsetë e do të piellë bir, edhe do t’i kluhet’ emëri Emmanuil.

15Do të hajë gjalpë e mjaltë, gjersa të xërë të hedhë tej të keqenë, edhe të sgjedhë të mirënë.

16Sepse përpara se të xërë diali të hedhë tej të keqenë, edhe të sgjedhë të mirënë, dheu që urren (ti), do të lihetë nga të dy mbëretërit’ e ati.

17Zoti do të bierë dit mbi ty, e mbë gjëndëjenë tënde, edhe mbi shtëpit të t’yt-et, të cilatë s’kanë ardhë që atë ditë që u nda Efraimi nga Judha, (me anë) të mbëretit Asyrisë.

18Edhe atë ditë Zoti do t’u vërshëllenjë mizavet mb’-at-anë lumravet Egjyftërisë, edhe bletëvet që janë ndë dhet të Asyrisë;

19edhe do të vinjënë, e do të prëhenë të gjitha ndëpër fushat’ e shkretuara, e ndër vërat’ e shkembevet, e mbë ç’do ferrë, e mbë ç’do dru të bukurë.

20Atë ditë, Zoti do të rruanjë me atë rronjësinë që ka pajtuarë përtej lumit, bashkë me mbëretin’ e Asyrisë, kryetë edhe qimet’ e këmbëvet, do t’i heqë edhe mjekrënë.

21Edhe atë ditë, ay njeri që ushqen një lopë e dy dele,

22do të hajë gjalpë nga klumështi i shumëtë që do t’apënë, sepse gjithë-se-cili që të mbesë ndë mest të dheut do të hajë gjalpë e mjaltë.

23Edhe atë ditë, ç’do vënt që ishinë nd’ atë një qint vëreshtë nga një milë argjënde, do të jetë për driza e për gjëmba.

24Do të vinjën’ atie me shëgjeta e me harqe, sepse gjithë dheu do të bënetë driza e gjëmba.

25Edhe ç’do mal i punuarë me dhiqel, tek s’pat ardhë frikë drizash e gjëmbash, do të bënetë për të lëshuarë lopëtë, e për të shkelë nga dhëntë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help