isaia 55 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1O ju të gjithë që keni et, eni ndër ujërat; edhe ju që nukë keni argjënt, eni, e blini, e hani; po, eni, e blini verë e klumësht, pa argjënt e pa çimim.

2Përse prishni argjëndinë tuaj (për gjë që) nuk’ (është) bukë? Edhe mundimnë tuaj jo për të ngosurë? Pa dëgjomëni me kujdes, edhe do të hani të mira, edhe shpirti juaj do të gëzonetë ndë të majmit.

3Ktheni veshnë tuaj, edhe eni tek unë; dëgjoni, edhe shpirti juaj do të rronjë, edhe do të bënj me ju dhiatë të përjetëshime, përdëllimet’ e Dhavidhit besëtarëtë.

4Na tek ua dhash’ atë gjëndëjevet për deshmim, të parë edhe urdhërtar ndër gjëndëjet.

5Na tek do të thërreç një komp që nuk’ e njihnje; edhe komba që nukë të njihinë ty do t’ecënjënë te ti, për Zotinë Perëndinë tënt, edhe për Shënjtin’ e Israilit, sepse të lëvdoi.

6Kërkoni Zonë, gjersa munt të gjëndetë, thërritni atë, gjersa ësht’ afërë.

7Le të lërë i pabesi udhën’ e ti, edhe i paudhi këshillat’ e tia, edhe le të këthehetë te Zoti, edhe do t’e përdëllenjë, edhe te Perëndia ynë, sepse ay do ta ndëlenjë pa kursim.

8Sepse këshillat’ e mia nukë janë si këshillatë tuaja, as udhëtë tuaja si udhët’ e mia, thotë Zoti.

9Po sa të lartë janë qiejetë nga dheu, kështu udhët’ e mia janë më të larta, se udhëtë tuaja, edhe këshillat’ e mia, se këshillatë tuaja.

10Sepse sikundrë bie shiu edhe bora nga qielli, edhe nukë këthenet’ atie, po ujit dhenë, edhe e bën atë të mbinjë e të nxierrë bima, që t’i apë farë ati që mbiell, edhe bukë ati që ha,

11kështu do të jetë fiala ime që del nga gola ime: nukë do të këthenetë tek unë e sbrazëtë, po do të mbaronjë dashurimnë t’im, edhe do të vejë mbarë kudo që ta dërgonj.

12Sepse do të dilni me gëzim, edhe do t’u hiqet’ udha ndë paqtim; malet’ e kodratë do të gjëmonjënë përpara juve nga gëzimi, edhe gjithë drunjt’ e fushësë do të përpiekënë duartë.

13Ndë vënt të gjëmbit do të dalë qiparis, ndë vënt të hithëthit do të dalë mersinë; edhe këjo do të jetë mbë Zonë për emërë, për shenjë të përjetëshime, (që) nukë do të vdiretë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help