isaia 43 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe tashi kështu thotë Zoti, krietari yt, o Jakov, edhe gatonjësi yt, o Israil. Mos ki frikë, sepse unë të shpëtova, të thirra me emërinë tënt: je imi.

2Kur të shkojsh ndëpër ujërat, do të jem bashkë me ty, edhe (kur të shkojsh) ndëpër lumrat, nukë do të vërshonjënë mbi ty; kur të ecënjësh ndëpër zjarr, nukë do të digjesh, as nukë do të dhizetë flaka mbi ty.

3Sepse unë (jam) Zoti Perëndia yt, Shënjti i Israilit, Shpëtimtari yt; për shpërbliminë tënt dhashë Egjyftërinë, për ty (dhashë) Ethiopinë e Sebanë.

4Që kur se qe i ndershim ndër syt të mi, u lëvdove, edhe unë të desha, edhe do t’ap shumë njerës për ty, edhe gjëndëje për kryetë t’at.

5Mos ki frikë, sepse unë jam bashkë me ty; nga an’ e të lindurit do të bie farënë tënde, edhe nga an’ e të perënduarit do të mbëleth;

6do t’i them anësë borësë: Ep, edhe anësë shiut: Mos e ndal, bier tëm-bij prej së largu, edhe tëme-bila nga anët’ e dheut,

7gjithë sa kluhenë me emërinë t’im, sepse i kriova ata për lavdinë t’ime, i gatova ata e i bëra ata.

8Nxir gjëndëjen’ e verburë edhe që ka sy, edhe të shurdhurënë, edhe që ka veshë.

9Le të mbëlidhenë gjithë kombatë, edhe le të përmbëlidhenë gjëndëjetë: cili ndë mest t’atyreve dha zë për këtë, edhe na dëfteu të paratë? Le të bienë deshmitarët’ e tyre, edhe le të lahenë; a le të dëgjonjënë, edhe le të thonë: (Këjo ësht)’ e Vërtetë.

10Ju (jeni) deshmitarët’ e mi, thotë Zoti, edhe shërbëtori im, që sgjodha të xini edhe të më besoni, edhe të kupëtoni se unë (jam) ay vetë; përpara meje s’ka qënë (tietërë) Perëndi, as nukë do të jetë pas meje.

11Unë, unë (jam) Zoti, edhe përveç meje s’ka shpëtimtar.

12Unë dhashë zë, e shpëtova, e dëfteva; edhe s’ka qënë ndër ju (perëndi) i huajë, edhe ju jeni deshmitarët’ e mi, thotë Zoti, edhe unë Perëndia.

13Edhe përpara se të bënej dita, unë vetë kam (qënë), edhe s’ka (ndonjë) të shpëtonjë nga dora ime; kam për të bërë, edhe kush munt ta kthenjë prapë atë.

14Kështu thotë Zoti, Shpërblimtari juaj, Shënjti i Israilit: Për ju dërgova ndë Vavillonë, edhe prura poshtë gjithë të ikuritë, edhe Halldhejtë që mburreshinë mbë lundrat.

15Unë (jam) Zoti, Shënjti juaj, Krietari i Israilit, Mbëreti juaj.

16Kështu thotë Zoti, ay që bëri udhë ndë det, edhe rrugë ndër ujërat të forta.

17Ay që nxori qerre, e kuaj, ushtëri, e (burra) të fortë; (të gjithë) bashkë u shtrinë poshtë, nuk’ u ngritnë, humpnë, u shuanë posi shtupë.

18Mos kujtoni të paratë, edhe mos mendoni të vietratë.

19Na unë tek do të bënj një kafshë të re: tashi do të lintnjë (dielli), a nukë do t’e dini atë? Me të vërtetë do të bënj udhë ndë shkretëtirët, lumëra ndë dhe të thatë.

20Bishat’ e fushësë do të më lëvdonjënë, çakajtë, edhe zoqt’ e struthokamillevet, sepse ap ujë ndë shkretëtirët, lumra ndë dhe të thatë, që të ujit gjëndëjenë t’ime, që e kam të sgjedhurë.

21Ajo gjëndëja që gatova për vetëhenë t’ime, do të tregonjë lavdiminë t’im.

22Po ti, o Jakov, nukë më thirre, po ti, o Israil, u rëndove prej meje.

23Nukë më prure shqerrat’ e kurbanevet tu të diegura gjithë, as nukë më nderove me kurbanet’ e tu. Unë nukë të bëra të më shërbejsh me dhurata, as nukë të rëndova me thymiamë;

24nukë bleve me argjënt kallam (ere të mirë) për mua, as nukë më mbushe me të majmit’ e kurbanevet tu, po më trubëllove me falet’ e tu, më rëndove me panomit’ e tua.

25Unë, unë jam ay që shuanj falet’ e tu për punët t’ime, edhe nukë do të kujtonj falet’ e tu.

26Kujto më; le të gjukonemi bashkë, thuaj ti, që të lahesh.

27Yt-gjysh fëleu, edhe mësonjësit’ e tu më punuanë paudhë.

28Përandaj do të bënj të ndyrë krerët’ e shënjtëroresë, edhe do t’i ap Jakovit mallëkim, edhe Israilit të shara.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help