të dalëtë 35 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe Moisiu mbëloth gjithë përmbëledhëjen’ e të bijet Israilit, e u tha: Këto (janë) fialëtë që urdhëroi Zoti për të bërë ato.

2Gjashtë dit do të bënetë punë, edhe e shtata ditë do të jet’ e shënjtëruarë për ju, savvatë të prëjturë për Zotinë, gjithëkush të bënjë punë nd’atë (ditë) do të vritetë.

3Të mos dhisni zjarr ndëpër gjithë të ndënjurat tuaja ditën’ e savvatësë.

4Edhe Moisiu i foli gjithë përmbëledhëjesë të bijet Israilit, e u tha: Këjo (ësht’) ajo puna që urdhëroi Zoti, tuke thënë:

5Merrni nga çdo dhuratë, që keni për Zotinë, kujt t’i donjë zemëra e ti, le t’i bierë dhuratënë Zotit: ar, e argjënt, e rame,

6e të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje, e (lesh) dhish,

7e lëkura deshësh ngjyerë të kuqe, e lëkura çakajsh, e dru shittimi,

8e val për dritë, e erëra të mira për valin’ e të lyerit, e për thimiamënë erë të mirë,

9e gurë të thonjtë, e gurë për të vënë ndë efod, e ndë rrasët të kraharorit.

10Edhe çdo njeri i mënçim ndë zemërët ndërmest jush, do të vinjë e do të bënjë gjithë sa urdhëroi Zoti:

11tendënë, të mbuluarët’ e asai përqark, e mbulesën’ e asai, peronat’ e asai, e dërrasat’ e asai, shtyllat’ e asai, e shtresat’ e asai,

12arkënë, e shulet’ e asai, shërblimtorenë, edhe kurtinënë që e mbulon,

13truvezën’ edhe shulet e asai, e gjith’ enët’ e asai, e bukën’ e paravënësë,

14e kandilenë për dritë, e enët’ e asai, e kandilet’ e asai, e valin’ e dritësë,

15e theroren’ e thimiamësë, e shulet’ e asai, e lyerësin’ e valit, e thimiamënë me erë të mirë, e plafin’ e derësë të hyrit tendësë,

16theroren’ e kurbanit diegurë, e trirën’ e asai të ramtënë, shulet’ e asai, e gjith’ enët’ e asai, lanjëtoren’ edhe shtresën’ e asai,

17kurtinat’ e oborrit, shtyllat’ e ati, e shtresat’ e atyreve, e kurtinën’ e derës’ oborrit,

18hunjt’ e tendësë, e hunjt’ e oborrit, e litarët’ e atyreve,

19rrobat’ e punësë lutëjesë, që të bënjënë punën’ e lutëjesë ndë vënt të mirë, rrobat’ e shënjtëruara për priftin’ Aaron, edhe rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjë.

20Edhe gjithë përmbëledhëja e të bijet Israilit dolli (jashtë) nga syt’ e Moisiut.

21Edhe erthnë, çdo njeri që i rrihte zemëra, edhe gjithë kujt që i donte shpirti, pruri dhuratën’ e Zotit për punën’ e tendësë përmbëledhëjesë, edhe për gjithë shërbesën’ e asai, edhe për rrobat’ e shënjtëruara.

22Edhe erthnë burra e gra, (gjithë) save u donte zemëra, edhe prunë rrathë duarsh, e vëthë, e unaza, e sumbulla, çdo enë t’artë, edhe gjithë sa prunë dhuratë ari për Zotinë.

23Edhe çdo njeri që kishte të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje, e (lesh) dhish, e lëkura deshësh ngjyerë të kuqe, e lëkura çakajsh, (i) prunë.

24Gjithëkush munt t’epte dhuratë argjëndi e rameje, i prunë dhuratënë Zotit, edhe çdo njeri që kishte dru shittimi, për çdo punë të shërbesësë, (e) pruri.

25Edhe çdo grua e mençime ndë zemërët, drithte me duart’ e saja, edhe binte të dredhura, të qielluartënë, e të porfyrtënë, (e) të kuqenë, e vishnjënë.

26Edhe gjith’ ato gra, që u diftonte zemëra dituri, drithninë (lesh) dhish.

27Edhe parësia prunë gurët’ e thonjtë, e gurët’ e të ngulurit, e për rrasën e kraharorit,

28edhe erërat’ e mira, e valinë për dritë, e val për të lyerë, edhe për thimiamënë me erë të mirë.

29Të bijt’ e Israilit prunë dhuratë për Zonë me dashuri t’atyre, çdo burr e grua, që u donte zemëra të bininë për gjith’ atë punënë që urdhëroi Zoti të bënej nga dora e Moisiut.

30Edhe Moisiu u tha të bijet Israilit: Shihni, Zoti thirri me emër Bezaleelinë të birin’ e Urit, të birit Hurit, nga fara e Judhesë.

31Edhe e mbushi me frymë të hieruarë, me dituri, me urtësi, me dije, edhe me çdo mieshtëri,

32që t’i piellë mëndeja punë me mieshtëri, kaqë sa të punonjë ar, e argjënt, e rame,

33edhe të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru për punë, për gjithë çdo punë mieshtërie.

34Edhe i dha ndë zemërët t’ati që të mësonjë, ay, edhe Aholiabi i biri Ahisamakut, nga fara e Danit.

35Këtyre u mbushi zemrënë me urtësi, që të punonjënë çdo punë të gërvishturi, e mieshtërie, e të qendisuri, ndë të qielluartë, e ndë të porfyrtë, (e) ndë të kuqe, e ndë vishnje, edhe ati që ent plëhurë, që punonjënë çdo punë, edhe u piell mëndeja punë mieshtërie.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help