isaia 60 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Ngreu, ndriçoju, sepse drita jote erdhi, edhe lavdia e Zotit lindi mbi ty.

2Sepse na errësira tek do të mbulonjë dhenë, edhe t’errëtë kombatë, po mbi ty do të lintnjë (drit’) e Zotit, edhe lavdia e ati do të shfaqetë mbi ty.

3Edhe kombatë do të vinjënë ndë dritët tënde, edhe mbëretëritë ndë ndriçim të lindëjesë (dritësë) s’ate.

4Ngre përqark syt’ e tu, edhe shih: këta të gjithë mbëlidhenë, e vinjënë te ti, t’ët-bij do të vinjënë së largu, edhe t’ët-bila do t’ushqenenë ndër brinjët.

5Atëherë do të shohç, e do të gëzonesh, edhe zemëra jote do të manitet’ e do të sgjëronetë, sepse të plotët’ e detit do të këthenetë te ti, fuqit’ e kombavet do të vinjënë te ti.

6Shumicë kamillesh do të të mbulonjë, kamilletë me një kurris të Midianit e të Efahësë; ata të gjithë nga Shebaja do të vinjënë, do të bien’ ar e livan, edhe do t’apënë zën’ e mirë për lavdurimet’ e Zotit.

7Gjithë dhënt’ e Kedarit do të mbëlidhenë te ti, desht’ e Nebajothit do të të shërbenjënë, do të bihenë mbi therorenë t’ime me pëlqim, edhe unë do të lëvdonj shtëpin’ e lavdisë s’ime.

8Cilëtë jan’ ata që fluturonjënë posi re, edhe posi pëllumba ndër parathirët të tyre?

9Me të vërtetë dheujëzatë do të më presënë, edhe më përpara lundrat’ e Tarshishësë, që të bienë së largu t’ët-bij, argjëndin’ e atyreve, edhe arin’ e atyreve bashkë me ata, për emërin’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe për Shënjtin e Israilit, sepse të lëvdoi.

10Edhe të bijt’ e kombavet huajë, do të ndërtonjënë përsëri muret’ e tu, edhe mbëretërit’ e atyreve do të të shërbenjënë, sepse të rashë ndë zemërimt t’im, po për hirinë t’im të përdëlleva.

11Edhe portat’ e tua do të jenë hapurë përherë, nukë do të mbyllenë dit’ e natë, që të këllasënë te ti fuqit’ e kombavet, edhe të bienë mbëretërit’ e atyreve.

12Sepse ay komp e ajo mbëretëri që të mos të shërbenjënë, do të vdirenë, po, (ata) komba do të shkretonenë fare.

13Lavdia e Livanit do të vinjë te ti, bredhi, e vgjeri, e bushi bashkë, që të stolisnjënë vëndin’ e shënjtëroresë s’ime, edhe do të lavdonj vëndin e këmbëvet mia.

14Edhe djemt’ e atyreve që të hidhëruanë do të vinjënë te ti tuke kurrusurë, edhe gjith’ ata që nukë zunë për gjë do të puthnjënë gjurmat’ e këmbëvet tua, edhe do të të kluanjënë Qytet i Zotit, Sion’ e Shënjtit Israilit.

15Ndonëse hoqnë dorë prej teje e të mërzitnë, kaqë sa nukë shkonte asndonjë për mes (teje), do të të bënj gëzim të pëjetëshim, ngazullim breza pas brezash.

16Edhe do të pish klumështin’ e kombavet, edhe do të pish sisat’ e mbëretëret, edhe do t’e njohsh se unë Zoti jam Shpëtimtari yt, edhe Shpërblimtari yt, i Forti i Jakovit.

17Ndë vënt të ramit do të bie ar, e ndë vënt të hekurit do të bie argjënt, e ndë vënt të drusë ram, e ndë vënt të gurëvet hekur; edhe do të bënj krerët’ e tu paqsim, edhe kujdestarët’ e tu dreitëri.

18Nukë do të dëgjonetë më shtrëngatë ndë dhet tënt, të shkretuar’ e prishëje ndër sinoret të tua, po do të kluanjç muret’ e tu Shpëtim, edhe portat’ e tua Lavdurim.

19Nukë do të jetë më te ti dielli për dritën’ e ditësë, as hëna nukë do të ndriçonjë me ndriçimin’ e saj, po Zoti do të jetë te ti drit’ e përjetëshime, edhe Perëndia yt lavdia jote.

20Dielli yt nukë do të perëndonjë më, as hëna jote nukë do të shteretë; sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetëshimeja, edhe dit e zisë s’ate do të mbaronenë.

21Edhe gjëndëja jote (do të jenë) të gjithë të dreitë, do të trashëgonjënë dhenë për kurdo, dega e bimësë s’ime, puna e duaret mia, që të lëvdonem.

22Më e vogëla do të bënetë një milë, edhe më e paka, komb’ i fortë; unë Zoti do të shpejtonj këtë pas kohës’ ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help