1Mos u ki (zëli) njerëzet liq, as mos dëshëro të jesh bashkë me ata,
2sepse zemëra e atyreve shkon ndër mënt shtrëngim, edhe buzët’ e atyre flasënë punë të këqia.
3Me anë të diturisë ndërtonetë shtëpia, edhe me anë të urtësisë forconetë.
4Edhe me anë të mëndëjesë do të mbushenë thesarëtë me ç’do gjë të paçimuarë e të gëzuarshime.
5Njeriu i mënçim ka forcë, edhe njeriu i urtë shton fuqinë.
6Sepse me anë të këshillevet mënçëme do të bëjsh luftënë tënde; edhe nga shumica e këshillëset (vien) shpëtimi.
7Dituria (është) fort e lartë për të marrinë, nukë do të hapë golën’ e ti ndë portët.
8Ay që shkon ndër mënt të bënjë keq, do të kluhetë keq-bërës.
9Mendimi i marrëzisë (është) fal; edhe përqeshësi (ësht’) i ndohëtë ndër njerëzit.
10Ndë të raftë të hollëtë ndë ditë të keqe, fuqia jote (qënëka) e vogëlë.
11Shpëto ata që hiqenë për të vrarë, edhe mos u mërgo nga ata që janë gati për të therë.
12Ndë thënç: Na neve tek nukë dimë këtë, a nuk’ e di ay që peshon zemëratë? Edhe ay që ruan shpirtinë tënt, edhe i ep gjithësecilit pas punëravet ati, (a nuk) e di?
13Biri im, ha mialtë, sepse (ësht’) e mirë, edhe hojë mialte, (sepse ësht’) e ëmbëlë ndë qiellëzët tënde;
14të këtillë (do të jetë) të kupëtuarët’ e diturisë ndë shpirt tënt; kur të gjenjsh (atë), atëherë do të marrsh shpagim, edhe shpëresa jote nukë do të këputetë.
15Mos ngrih kurth, o i paudhë, atie ku rri i dreiti; mos trazo vëndin’ e të prëjturit ati,
16sepse i dreiti rrëzonetë shtatë herë, edhe ngrihetë, po të paudhëtë do të bienë ndë humbëje.
17Mos u gëzo ndë të rrëzuarët të arëmikut tënt, edhe le të mos gëzonetë zemëra jote ndë të shkarët t’ ati,
18se mos shohë Zoti, e i duket’ e keqe ndër sy t’ ati, e kthen zemërimin’ e ti mbi atë.
19Mos të duketë e ligë ndër sy për njerëzit’ e liq, as mos u ki zëli të paudhëvet,
20sepse i ligu nukë do të ketë funt (të mirë), kandilëj’ e të paudhëvet do të shuhetë.
21Biri im, ki frikë Zotit edhe mbëretit, (edhe) mos u përziej me ata që ngrenë krye,
22sepse e liga e atyre do t’ua harinjë papandehurë; edhe kush e di prishëjen’ e atyre të dyve?
23Edhe këto (punë) janë për të diturit. Të mbajturit’ anë ndë gjyq nuk’ është të mirë.
24Atë që i thotë të paudhit: Je i dreitë, këtë gjëndëjetë do t’e mallëkonjënë, edhe kombetë do t’i kenë të ndohëtë,
25po ndër ata që e qërtonjënë do të jetë hirë, edhe urimi i të mirëvet do të vinjë mbi ata.
26Kush përgjegjetë fialë të dreita, puth buzëtë.
27Ndreq punënë tënde jashtë, edhe bën-e gati për vetëhenë tënde nd’ arët, edhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.
28Mos u bën deshmitar i paudhë kundrë t’afërmit tënt, as mos gënjej me buzët’ e tua.
29Mos thuash: Sikundrë më bëri mua, kështu do t’i bënj ati, do t’ja shpaguanj njeriut pas punës’ ati.
30Shkonjam ndëpër arë të purtesësit, edhe ndëpër vështë t’ati që s’ka mënt,
31edhe na tek kishinë mbirë gjëmba kudo: hithësat’ i kishinë mbuluarë faqenë, edhe muri i gurtë ishte rrëzuarë.
32Atëherë unë tuke vënë re, u menduash ndë zemërët t’ime: pashë, (edhe) xura.
33Tuke fjetur’ (edhe) pak, tuke marr’ (edhe) pak gjumë, tuke mpshtiellë duartë ndë gjumët,
34vien vobezia jote posi këmbësuar i shpejtë, edhe nevola jote posi burr i armatosurë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.