isaia 12 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe atë ditë do të thuash: Zot, do të të lavduronj, (sepse) ndonëse u zemërove kundrë meje, (po) zemërata jote u këthye, edhe më ngushullove.

2Na Perëndia tek është shpëtesa ime, do të shpërenj, e nukë do të kem frikë, sepse Zoti Jehovah është fuqia ime edhe qënka, edhe u bë shpëtimi im.

3Edhe me gëzim do të nxirni ujë nga pusat’ e shpëtimit.

4Edhe atë ditë do të thoni: Lavduroni Zotinë, thërritni emërin’ e ati, bëni të njohura punët’ e ati ndër kombat, përmëntni se u lartua emëri i ati.

5Psalni Zotit, sepse bëri punë të larta; ësht’ i njohurë mbë gjithë dhenë.

6Gëzoju e ngazullohu, o vëndësi i Sionësë, sepse Shënjti i Israilit ësht’ i math ndë mest tënt.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help