isaia 4 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe atë ditë shtatë gra do të zënë një burrë, e t’i thonë: Do të hamë bukënë t’onë, edhe do të veshëmë rrobatë t’ona, vetëmë le të thërritet’ emëri yt mbi një, që të heqsh turpërinë prej nesh.

2Atë ditë deg’ e Zotit do të jet’ e bukurë edhe e lavduarë, edhe pem’ e dheut e sgjedhur’ edhe e pëlqyerë për ata që shpëtuanë nga Israili.

3Edhe kush mbeti ndë Sionë, e kush mbeti ndë Jerusalimë do të kluhetë shënjt, gjith’ ata që janë shkruarë ndë mest të gjallëvet ndë Jerusalimë,

4kur të shpërlanjë Zoti ndyrësirën’ e të bilavet Jerusalimësë, edhe të qëronjë gjakun’ e Jerusalimësë nga mesi i asaj me frymë gjyqi e me frymë të dieguri.

5Edhe Zoti do të krionjë mbë ç’do vënt të malit Sionësë, edhe ndër mbëledhëjet të asaj, re e tym ditënë, edhe natënë, të ndriturë zjarri që bën flakë, (sepse) mbi gjithë lavdinë do të jetë mbulesë,

6edhe do të jetë një tendë, që të lëshonjë hie nga vapa ditënë, edhe të jetë mpshtetëje e mbulesë nga er’ e fortë e nga shiu.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help