isaia 6 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Atë vit që vdiq Uziahu, mbëreti, pashë Zotinë tuke ndenjurë mbë shkëmp të lartë e të ngriturë, edhe pëqiri i ati mbushi tempullinë.

2Siprë ati rrininë Serafimë, që kishte nga gjashtë krahë gjithë-se-cili: me të dyjatë mbulonte faqen’ e ti, edhe me të dyjatë mbulonte këmbët’ e tia, edhe me të dyjatë fluturonte.

3Edhe njëri i thërriste tjatërit, e thoshte:

Shënjt, shënjt, shënjt, (është) Zoti i ushtërivet,

gjithë dheu (është) plot me lavdin’ e ati.

4Edhe shtyllat’ e derësë u tuntnë nga zëri i ati që thëriste, edhe shtëpia u mbush me tym.

5Atëhere thashë: Mjeri unë! Sepse jam njeri me buzë të paqëruara, edhe rri ndë mest të gjëndëjesë me buzë të paqëruara; sepse syt’ e mi panë Mbëretinë, Zotin’ e ushtërivet.

6Atëhere fluturoi tek unë një nga Serafimëtë, që kishte ndë dorë të ti një thëngjill zjarri, (të cilin’) e mori me pickatorenë nga theroreja.

7Edhe e poqi ndë golët t’ime, e tha: Na ky tek të poqi buzëtë, edhe panomia t’u hoq, edhe fali t’u qërua.

8Edhe dëgjova zën’ e Zotit, që thoshte: Cilinë do të dërgonj, edhe cili do të venjë për neve? Atëhere thashë: Na (tek jam) unë, dërgo-më.

9Edhe (ay) tha: Shko, e thuaj kësaj gjëndëje: Me veshë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe me sy do të shihni, po nukë do të kuptoni.

10U trash zëmër’ e kësaj gjëndëje, edhe u bënë veshët’ e atyreve të rëndë, edhe mbyllnë syt’ e tyre, që të mos shohënë me syt’ e tyre, e të dëgjonjënë me veshët’ e tyre, edhe të kuptonjënë me zemërën’ e tyre, edhe të këthenen’ e të shëronenë.

11Atëhere thashë: Gjer kurë, o Zot? Edhe (ay) u përgjeq: Gjersa të shkretonenë qytetetë, që të mos ketë vëndës, edhe shtëpitë, (që të mos kenë) njeri, edhe dheu të shkretonetë fare,

12edhe Zoti të largonjë njerëzitë, edhe të mos mbesë farë gjëje ndë mest të dheut.

13Po (do të mbesë) nd’ atë edhe një e dhietë, edhe ajo përsëri do të hahetë; posi vgjërit e lisit, që (u mbitetë) trungu, kur pritenë, (kështu) farësë shënjtëruarë (do të mbetetë) trungu i asaj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help