1Edhe kur dëgjoi mbëreti Ezeqi, çori rrobat’ e tia, edhe u mbulua me thes, edhe hyri ndë shtëpi të Zotit.
2Edhe dërgoi Eliaqiminë kujdestarinë, edhe Shebnanë shkronjësinë, edhe pleqt’ e priftëret mbëluarë me thasë, te profiti Isai, te i biri i Amosit,
3edhe i thanë ati: Kështu thotë Ezeqia. Ditë shtrëngate, e të shari, e të nëmuri, (është) këjo ditë, sepse djemvet u erdhi koha për të lindurë, po s’ka fuqi ajo që piell;
4makar të ketë dërguarë Zoti Perëndia yt fialët’ e Rabshaqehut, që dërgoi mbëreti i Asyrisë, i zoti, për të sharë Perëndin’ e gjallë, edhe për të folë ato fialë të këqia që dëgjoi Zoti Perëndia yt, përandaj lutu lart për atë që ka mbetur’ e gjëndetë.
5Edhe shërbëtorët’ e Ezeqisë erthnë te Isaia.
6Edhe Isaia u tha atyre: Kështu kini për t’i thënë zotit tuaj, kështu thotë Zoti: Mos u frikëso nga ato fialë që dëgjove, me të cilatë shërbëtorët’ e mbëretit Asyrisë më shanë,
7na unë tek do t’i vë ati (një të këtillë) frymë, që të dëgjonjë një turbullim, edhe të kthenetë ndë dhe të ti, edhe do t’e bënj atë të marrë mort prej thike ndë dhet të ti.
8Rabshaqehu pra u kthye, edhe gjeti mbëretin’ e Asyrisë tuke lëftuarë kundrë Libnahësë, sepse dëgjoi se iku nga Llaqishi.
9Edhe (mbëreti) dëgjoi se thoshinë për Tirhakahunë mbëretin’ e Ethiopisë: Dolli të të lëftonjë. Edhe kur dëgjoi (këtë) dërgoi të laim te Ezeqia, e tha:
10Kështu kini për të thënë Ezeqisë, mbëretit Judhësë, tuke thënë: Perëndia yt, që shpëren mb’ atë, le të mos të gënjenjë, tuke thënë: Jerusalima nukë do t’ipetë ndë dorë të mbëretit Asyrisë.
11Na ti tek dëgjove ç’u bënë gjithë vëndevet mbëretërit’ e Asyrisë, tuke prishtur’ ata, e ti do të shpëtojsh?
12Sos i shpëtuanë perëndit’ e kombavet ata që prishnjë atërit’ e mi, Gozanë, e Haranë, e Rezefënë, e të bijt’ e Edenit që ishinë ndë Tellasar?
13Ku (është) mbëreti i Hamatësë, edhe mbëreti i Arfadhësë, edhe mbëreti i qytetit Sefarvaimit, Hena, e Ivaha?
14Edhe Ezeqia mori kartënë nga dora e të laimëvet, edhe e këndoi, edhe Ezeqia hipi ndë shtëpi të Zotit, edhe e sbëlodhi atë përpara Zotit,
15Edhe Ezeqia iu fal Zotit, e tha:
16Zot i ushtërivet, Perëndia i Israilit, që rri mbi qeruvimët, ti vetë je Perëndia, i vetëmi, të gjithë mbëretërivet dheut, ti bëre qiellin’ edhe dhenë.
17Kthe veshinë tënt, o Zot, edhe dëgjo; hap syt’ e tu, o Zot, edhe shih; edhe dëgjo gjithë fialët’ e Sennaqeribit, që dërgoi (këtë) për të sharë Perëndin’ e gjallë.
18Me të vërtetë, o Zot, mbëretërit’ e Asyrisë shkretuanë gjithë kombatë, edhe vëndet’ e atyreve,
19edhe hothnë ndë zjarr perëndit’ e atyreve, sepse nuk’ ishinë perëndi, po punë duarsh njerëzish, dru e gurë, përandaj përmbysnë ata.
20Tashi pra, o Zot Perëndia ynë, shpëto-na nga dora e ati, që ta njohënë gjithë mbëretërit’ e dheut, se ti je Zoti, i vetëmi.
21Atëherë Isaia, i biri Amosit, dërgoi te Ezeqia, e tha: Kështu thotë Zoti Perëndia i Israilit: (Dëgjova për) sa m’u lute për Sennaqeribinë, mbëretin’ e Asyrisë.
22Këjo (është) fiala që foli Zoti për atë:
Vashëza, e bil’ e Sionësë s’të zuri për gjë, lozi me ty; e bil’ e Jerusalimësë tundi kryetë prapa teje.
23Cilinë shave e vllasfimise? Edhe mbi cilinë lëshove zë, e ngrite lart syt’ e tu? Mbi Shënjtin e Israilit.
24Shave Zotinë me anë të shërbëtorëvet tu, edhe the:
“Me shumicën’ e qerrevet mia hipa ndë majët të malevet, ndë brinjët të Livanit.
Edhe do të pres dulenjat’ e ati të lartatë, bredhat’ e ati të sgjedhuritë.
Edhe do të hynj ndër të lartat anë t’ati, ndë pyllt të Karmillit ati.
25Unë rëmova, edhe piva ujë, edhe me gjurmën’ e këmbëvet mia thava gjithë lumrat’ e të qerthulluarëvet.”
26Mos nukë dëgjove (se) unë bëra këtë që moti, edhe kujtova atë që nga dit e para?
(Edhe) tashi e mbarova këtë, që të jesh për të prishurë qytete të fortë (posi) togje gërmadhash,
27përandaj vëndësit’ e atyreve (kishinë) pak fuqi, u trempnë e u turpëruanë.
Ishinë posi bari i arësë, posi barishta e dhomavet, edhe posi gruri që digjetë përpara se të rritetë.
28Po un’ e di të ndenjuritë t’at, e të dalëtë t’at, e të hyrëtë t’at, edhe turbiminë tënt kundrë meje.
29Sepse turbimi yt kundrë meje, edhe madhështia jote hipnë ndër veshët të mi,
përandaj do të vë rrethinë t’im ndë fejet të hundësë s’ate, edhe frënë t’im ndër buzët tua, edhe do të të këthenj nga ajo udhë që erdhe.
30Edhe këjo shenjë do të jetë për ty, këtë vit do të hani ç’mbin prej vetiu, edhe vitin’ e dytë ç’del prej ati vetë, po të tretinë vit, mbillni, e korrni, e viri vëreshtë, edhe hani pemën’ atyreve.
31Edhe ç’ka mbeturë nga shtëpia e Judhësë, që shpëtoi, do të zërë rrënjë përsëri përposhtë, edhe do t’apë pemë përsipër.
32Sepse nga Jerusalima do të dalë ç’ka mbeturë, edhe nga mali i Sionësë ç’ka shpëtuarë; zëlia e Zotit ushtërivet do të mbaronjë këtë.
33Andaj kështu thotë Zoti për mbëretin’ e Asyrisë: Nukë do të hynjë ndë qytet, as nukë do të hedhë atie shëgjetë, as nukë do të vërë mburonja kundrë asaj, as nukë do të ngrerë ledhe kundrë asaj;
34nga ajo udhë që erdhi, ndëpër atë do të këthenetë, edhe nukë do të hynjë ndë këtë qytet, thotë Zoti,
35sepse do ta mburonj këtë qytet, kaqë sa ta shpëtonj atë, për mua, edhe për Dhavidhinë shërbëtorinë t’im.
36Atëherë dolli ëngjëlli i Zotit, edhe i ra ushtëris’ Asyrianëvet një qint e katrë-zet e pesë milë, edhe kur u ngrenë ndë mëngjes, na tek ishinë të gjithë kurma të vdekurë.
37Edhe Sennaqerivi, mbëreti i Asyrisë, u ngre e iku, edhe u këthye, e ndenji ndë Ninevi.
38Edhe kur po falej ndë shtëpit të Nisrokut Perëndisë ti, Adramelehu edhe Sharezeri të bijt’ e ati i ranë ati me thikë, edhe ata iknë ndë dhet t’Armenisë, edhe mbëretëroi ndë vënt t’ati Esar-haddoni i biri.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.