isaia 34 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Afrohi, o komba, që të dëgjoni, edhe mbani vesh, o gjëndëje: le të dëgjonjë dheu edhe gjithë ç’është nd’ atë, dheu edhe ç’lenjënë nd’ atë.

2Sepse zemërata e Zotit (është) mbi gjithë kombat, edhe mëria e flakëtë mbi gjith’ ushtërit t’atyreve; i prishi ata fare, dha ndë dorë ata për të therë.

3Edhe të vrarët’ e atyreve do të hidhenë jashtë, edhe qelbësira e atyreve do të dalë nga kërmat’ e atyreve, edhe maletë do të tretenë nga gjaku i atyreve.

4Edhe gjith’ ushtëria e qiellit do të tretetë, edhe qiejetë do të pshtillenë posi kartë, edhe gjith’ ushtëria e atyreve do të bierë, sikundrë bie fleta nga vështi, edhe sikundrë bienë (fletëtë) nga druri i fikut.

5Sepse thika ime u dejt ndë qiell, na tek do të sbresë për gjyq mbi Idhumenë e mbi gjëndëjen’ e prishëjesë s’ime.

6Thik’ e Zotit është plot me gjak, u maj me dhiamët, me gjakun’ e shqerravet e të cjepëvet, me dhiamë të veshnjevet deshëvet, sepse Zoti ka kurban ndë Bozrah, edhe të therë të math ndë dhet të Idhumesë.

7Edhe bri-vetëmitë do të sbresënë bashkë me ata, edhe viçatë bashkë me demat, edhe dheu i atyreve do të dehetë nga gjaku, edhe dheu i atyreve do të mahetë nga të majmit.

8Sepse (është) dit’ e Zotit për të marrë shpagim, vit për të dhënë shpagim për gjyqin’ e Sionësë.

9Edhe rrymët’ e asaj do të këthenenë mbë pisë, edhe balt’ e asaj mbë squfurë, edhe dheu i asaj do të bënetë pis’ e diegurë.

10Nat’ e ditë nukë do të shuhetë, tymi i asaj do të venjë përpietë gjithënjë, bres pas brezi do të mbesë e shkretë, edhe nukë do të ketë kush të shkonjë ndëpër atë ndë jetët të jetëvet.

11Po pelekani edhe eshi do të trashëgonjën’ atë, edhe furrëvejka e korbi do të rrinë nd’ atë, edhe (Zoti) do të ndenjë mb’ atë litar shkretuarëje, edhe masë të rrëzuari.

12Do të thërresë njerëzit’ e asaj të mëdhenjtë ndë mbëretërit, po as ndonjë nukë do të jet’ atie, edhe gjithë të parët’ e asaj do të jenë për asgjë.

13Edhe gjëmba do të mbinjënë ndër pallatet t’asaj, hithëra e ferra ndër muret t’asaj, edhe do të jetë të ndënjurë çakajsh, oborr zoq-kamillesh,

14edhe bishat’ e egra do të përpiqen’ (atie) me macet’ e egra, edhe njeriu me lesh do t’i thërrësë shoqit ti, po edhe qyqeja do të prëhet’ atie, sepse gjen vënt të prëjturi për vetëhen’ e saj.

15Atie do të bënjë folenë bufi, edhe do të piellë, e do të bënjë ve, e do të mbëledhë (zoqtë) ndënë hiet të ti; atie do të mbëlidhen’ edhe gjypetë, gjithë-se-cili (me) shoqin’ e ti.

16Kërkoni ndë vivlit të Zotit, edhe këndoni: asndonjë nga këta nukë do të shteretë, asndonjë nukë do të jetë pa shoqin’ e ti, sepse vetë gola (e Zotit) urdhëroi, edhe vetë fryma e ati mbëlodhi këto.

17Edhe ay (vetë) hodhi shortënë për ato, edhe dor’ e ati u ndau atyre me masë atë (dhenë); do të trashëgonjën’ atë për gjithë jetënë, bres pas brezi do të rrinë nd’ atë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help