isaia 52 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Sgjohu, sgjohu, vish fuqinë tënde, o Sionë; vish rrobat’ e tua të bukuratë, o Jerusalimë, qytet i shënjtëruarë, sepse paskëtaj s’ka për të hyrë më te ti parreth-preri e i pëgëri.

2Shkunt pluhurinë, ngreu, e rri, o Jerusalimë, sgjith të lidhuratë nga qafa jote, o bil’ e Sionësë e skllavosura.

3Sepse kështu thotë Zoti: u shittë për mosgjë, edhe do të shpërblehi pa argjënt.

4Sepse kështu thotë Zoti Perëndia: Gjëndëja ime sbriti një herë përpara nd’ Egjyftëri që të rrinte e huajë atie, edhe Asyrianëtë i shtrënguan’ ata pa ndonjë punë.

5Tashi pra, ç’kam (për të bërë) këtu, thotë Zoti, sepse gjëndëja ime u muar për mosgjë? Ata që urdhëronjën’ atë e bënjënë të ulurinjë, thotë Zoti, edhe emëri im shahetë gjithënjë përditë.

6Përandaj gjëndëja ime do të njohë emërinë t’im, përandaj (do t’e njohë) atë ditë, se unë jam ay që flas, na unë (tek jam).

7Sa të bukura janë këmbët’ e ati që ep zën’ e mirë, që leçit paqtimnë mbi malet! Ati që ungjillëzon të mira, që leçit shpëtim, që i thotë Sionësë: Perëndia yt mbëretëron!

8Ronjësit’ e tu do të ngrenë zënë, do të brohorinjënë bashkë me zë, sepse do të shohënë sy ndër sy, kur të ndreqë Sionënë Zoti.

9Brohorini, gëzohi bashkë, o vëndet’ e shkretuarë të Jerusalimësë, sepse Zoti ngushulloi gjëndëjen’ e ti, shpërbleu Jerusalimënë.

10Zoti svesh krahun’ e ti të shënjtëruarinë përpara gjithë kombavet, edhe gjith’ anët e dheut do të shohënë shpëtimin’ e Perëndisë t’ënë.

11Hiquni, hiquni, dilni andyj, mos i piqni gjëje të pëgërë, dilni nga mezi i asaj, qërohi ju që mbani enët’ e Zotit,

12sepse nukë do të dilni me nxitim, as nukë do të bëni udhë me vrap, sepse Zoti do të shkonjë përpara jush, edhe Perëndia i Israilit do t’u përmbëledhë juve.

13Na shërbëtori im tek do të venjë mbarë; do të lartonetë, e do të lëvdonetë, edhe do të hipënjë fort lart.

14Sikundrë shumë vetë u manitnë për ty, kaqë të prishurë e kishte faqenë se (ç’do) njeri, edhe fytyrën’ e ati prej të bijet njerëzet!

15Kështu do të spërkatnjë shumë komba, mbëretëritë do të mbëçelënë golën’ e tyre mb’ atë, sepse do të shohën’ atë që s’qe folurë ndër ata, edhe do të kupëtonjën’ atë që s’ke dëgjuarë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help