1Dituria ndërtoi shtëpin’ e saj, preu shtatë shtyllat’ e saj,
2theri berrat’ e saj, shturi verën’ e saj, edhe bëri gati truvezën’ e saj;
3dërgoi shërbëtoret’ e saj, leçit mbi vëndet e lartë të qytetit:
4“Kush të jet’ i marrë, le të këthenetë këtu”; (edhe) atyre që s’kanë mënt u thotë:
5“Eni, hani nga buka ime, edhe pini nga vera që shtyra;
6lini marrëzinë, edhe rroni, edhe ecëni dreitë mb’ udhë të urtësisë.”
7Kush mëson përqeshës turpëron vetëhen’ e ti, edhe kush qërton të pabesë nxin faqen’ e ti.
8Mos qërto përqeshës, që të mos të të mërzitnjë, qërto të urtinë, edhe do të të dojë.
9Ep-i (mënt) të diturit edhe do të bënetë më i diturë, mëso të dreitinë, edhe do të rritetë ndë mësim.
10Kryet’ e diturisë është frik’ e Zotit, edhe të njohurit’ e Shënjtit (ësht’) urtësia.
11Sepse me anët t’ime do të shumonenë dit e tua, edhe do të shtonenë viet e jetësë s’ate.
12Ndë u bëfsh i urtë, do të jesh i urtë për vetëhenë tënde, edhe ndë u bëfsh përqeshës, ti vetëmë do të vuanjç.
13Gruaja pa mënt, e vrazhëtë, e marrë, edhe që s’di farë-gjëje,
14rri ndë derët të shtëpisë saj mbi fron, ndëpër vëndet e lartë të qytetit,
15tuke grishur’ udhëtarëtë që shkonjënë drejt’ udhësë tyre:
16“Kush ësht’ i marrë, le të kthenetë këtu”, edhe ati që s’ka mënt i thotë:
17“Ujët’ e viedhur’ është të ëmbëlë, edhe buk’ e mpshehur’ ësht’ e shishime.”
18Po ay nuk’ e di se atie janë të vdekuritë, edhe ndër të thellat të pisësë (janë) të grishurit’ e asaj.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.