fjalët e urta 16 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Të bërëtë gati të zemërësë njeriut, edhe të përgjegjurit’ e gluhësë, është prej Zotit.

2Gjith’ udhët’ e njeriut dukenë të dreita ndër syt t’ati, po Zoti peshon frymatë.

3Varë punët’ e tua te Zoti, edhe këshillimet’ e tu do të forconenë.

4Zoti bëri të gjitha për vetëhen’ e ti, po edhe të paudhinë për ditën’ e keqe.

5Zotit i vien të ndohëtë prej ç’do madhështori ndë zemërët, ndonëse dora rrok dorënë, po ay nukë do të jet’ i pafal.

6Panomia qëronetë me anë të hirit të së vërtetësë, edhe njerëzitë prapsenë nga e keqeja me anë të frikësë Zotit.

7Kur i pëlqenjënë Zotit udhët’ e njeriut, paqton edhe arëmiqt’ e ati bashkë me atë.

8Më mirë pak e me të dreitë, se shumë pronje e me të paudhë.

9Zëmëra e njeriut mendon udhën’ e ati, po Zoti drejton çapat’ e ati.

10Fialë Perëndie është ndër buzët të mbëretit, gola e ati nukë fëlen ndë gjyqt.

11Pesha e dreitë edhe zigarea janë të Zotit, gjithë peshat’ e thesit janë pun’ e ati.

12Mbëretëret u vien të ndohëtë të punonjënë paudhë, sepse froni forconetë nga dreitëria.

13Buzët’ e dreita janë të pëlqyera ndër mbëretërit, edhe duan’ atë që flet dreitë.

14Zemërimi i mbëretit është zë-dhënësi i vdekëjesë, po njeriu i urtë e sbut atë.

15Ndë dritët të faqesë mbëretit është jetë, edhe të mirët’ e ati është posi re shiu të ri.

16Sa më mirë është të fitonjë njeriu dituri, se ar! Edhe më mirë të fitonjë urtësi, se argjënt!

17Udh’ e të dreitëvet është të prapsenë nga e keqeja; kush ruan udhën’ e ti, ruan shpirtin’ e ti.

18Madhështia shkon përpara prishëjesë, edhe të mbajturit’ e shpirtit mbë të math shkon përpara rënëjesë.

19Më mirë të jetë ndonjë krye-unjurë bashkë me të përunjuritë, se të ndanjë plaçëka bashkë me madhështorët.

20Kush ësht’ i mënçëm mbë punët, do të gjenjë mirë, edhe kush shpëren mbë Zotinë ësht’ i lumurë.

21Ay që ësht’ i mënçëm ndë zemërët do të kluhet’ i urtë, edhe ëmbëlsira e buzëvet shton mësim.

22Urtësia është gurrë jete te ay që e ka atë, po mësimi i të marrëvet është marrëzi.

23Zemëra e të urtit urtëson golën’ e ati, edhe shton mësim ndër buzët t’ati.

24Fialët’ e pëlqyera (janë) hojë mialte, ëmbëlsirë ndë shpirt, e shërim ndër eshtërat.

25Ka udhë që i duketë njeriut e dreitë, po fundi i asaj ësht’ udhë vdekëje.

26Kush punon, punon për vetëhen’ e ti, sepse gola e ati e shtrëngon atë.

27Njeriu i lik rëmon të keqe, edhe ndër buzët t’ati është posi zjarr që diek.

28Njeriu i shtrembëtë mbiell zënëje, edhe pështëllinjësi ndan më të dashuritë miq.

29Njeriu shtrëngatës gënjen të afërmin’ e ti, edhe e bie mb’ udhët që s’ësht’ e mirë;

30kur mbyll syt’ e ti, mendonetë të gjenjë (punë) të shtrembëta, tuke kafshuarë buzët’ e tia bën të keqenë.

31Flokët’ e sbardhura janë kurorë lavdie që gjëndenë mb’ udhë të dreitërisë.

32Zëmërë-gjëri (është) më i mirë se i forti; edhe ay që përmba shpirtin’ e ti, se ay që prish një qytet.

33Shorta hidhetë ndë kuletët, po gjithë gjyqi i asaj (është) nga Zoti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help