1Pa dëgjomëni, ju që i vini pas dreitërisë, ju që kërkoni Zonë: shtini sytë mb’ atë shkëmp (prej të cilit) u latuatë, edhe ndë grykët të gropësë (nga e cila) u mihtë.
2Shtini sytë mb’ Avraamnë atënë tuaj, edhe mbë Sarrënë, që u polli juve, sepse thirra atë (që qe) një (i vetëm), edhe e bekova, edhe e shumova.
3Zoti pra do të ngushullonjë Sionënë, ay do të ngushullonjë të gjithë vëndet’ e asaj, që janë shkretuarë, edhe do të bënjë shkretëtirën’ e asaj posi Edhemënë, edhe vëndin’ e shkretë posi kopështin’ e Zotit; gëzim e gas do të gjëndetë nd’ atë, lavdi, e zë lavdurimi.
4Pa dëgjo-më, o gjëndëja ime, edhe mba-më vesh, o kombi im, sepse do të dalë nom prej meje, edhe do të ngreh gjyqinë t’im për dritën’ e gjëndëjevet.
5Dreitëria ime po afronetë, shpëtimi im dolli, edhe krahët’ e mi do të gjukonjënë gjëndëjetë; dheujëzatë do të më presënë, edhe do të shpërenjënë mbë krahunë t’im.
6Ngreni sytë tuaj ndër qiejet, edhe vështroni dhenë poshtë, sepse qiejetë do të tretenë posi tym, edhe dheu do të vietëronetë posi rrobë, edhe ata që rrinë nd’ atë do të vdesënë mbë një mëndyrë, po shpëtimi im do të jetë për gjithë jetënë, edhe dreitëria ime nukë do të shuhetë.
7Dëgjomëni, ju që njihni dreitërinë: o gjëndëje, ndë zemërët tënde (është) nomi im, mos frikësohi nga qërtimi i njerëzet, as mos turbëllohi nga të sharat’ e atyreve.
8Sepse krymbi do t’i hajë ata posi rrobë, edhe mola do t’i brenjë ata posi lesh, po dreitëria ime do të mbesë për gjithë jetënë, edhe shpëtimi im breza pas brezash.
9Sgjoju, sgjoju, vish fuqi, o krahu i Zotit! Sgjoju posi ndër ato dit e lashta, ndër brezat e vietërë! A nukë je ti ay që i re Rahabësë, edhe plagose draguanë?
10A nukë je ti ay që thave detinë, edhe ujërat’ e mëdhenj të avysësë, ti që bëre të thellat’ e detit udhë të të shkuari atyreve që u shpërblyenë?
11Edhe të shpërblerët’ e Zotit do të këthenen’ e do të vinjënë me brohori ndë Sionë, edhe gëzim i përjetëshim (do të jetë) mbi kryet t’atyre; gëzim e gas do të fitonjënë, hidhërimi e psherëtima do t’ikënjënë.
12Unë, unë jam ay që u ngushullonj juve. Ti cili je, edhe ke frikë nga njeriu që vdes, edhe nga i biri i njeriut, (i cili) do të bënetë posi bar;
13edhe harrove Zotinë Ndërtesëtarinë tënt, që ndejti qiejetë, edhe themelosi dhenë; edhe pate frikë përherë e përditë zemërimin’ e ati që të shtrëngonte, sikur të ish gati të prishte? E ku (është tashi) zemërimi i ati që shtrëngonte?
14I skllavosuri shpejton të lëshonetë, e të mos vdesë ndë gropët, as mos i shteretë buka,
15sepse unë (jam) Zoti Perëndia yt, që përziej detinë, edhe gjëmonjënë valët’ e ati; Zoti i ushtërivet (ësht’) emëri i ati.
16Edhe vura fialët’ e mia ndë golët tënde, edhe të mbulova me hien’ e dorësë s’ime, që të forconj qiejetë, edhe të themelos dhenë, edhe t’i them Sionësë: Je gjëndëja ime.
17Sgjoju, sgjoju, ngreu, o Jerusalimë, që pive nga dora e Zotit kupën’ e zemërimit ati; pive, sbraze (edhe) atë të vielët’ e kupësë hutimit.
18Nga të gjithë bijtë që polli, s’ka se kush t’i heqë udhën’ asaj, as nukë (ka ndonjë) nga të gjithë djemtë që rriti, që ta zër’ atë për dore.
19Këto të dyja erthnë mbi ty: kujt do t’i dhëmbetë për ty? Shkretim e prishëje, e uri e thikë, me kë të të ngushullonj?
20T’yt-bijve u ngriu gjaku, dirgjen’ anësë gjith’ udhëvet, posi muzat i egrë ndër rrieta; janë plot me zemërimin’ e Zotit, me qërtimin e Perëndisë tënt.
21Andaj, pa dëgjo tashi këtë, o e shtrënguarë, edhe e dejturë, po jo nga vera:
22kështu thotë Yt-zot, Zoti edhe Perëndia yt, ay që bën gjyq për gjëndëjen’ e ti: Na tek mora nga duart’ e tua kupën’ e hutimit, të vielët’ e kupësë zemërimit t’im; s’ke për të pirë më atë paskëtaj,
23edhe do t’e vë atë ndë dorët t’ atyreve që të shtrëngoninë, të cilët’ i thanë shpirtit tënt: Kurrusu, të shkojmë; edhe ti vure kurminë tënt posi dhe, edhe posi udhë, ndër ata që shkoninë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.