isaia 41 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Pushoni përpara meje, o dheujëza, edhe gjëndëjetë le të përtërinjënë fuqinë, le t’afronenë, (edhe) atëherë le të flasënë, le t’afronemi bashkë mbë gjyq.

2Kush ngjalli të drejtinë nga an’ e të lindurit, e thirri ndër këmbët të ti, e i dha ndë dorë kombatë, edhe e vuri zot mbi mbëretërit? I dha (ata) posi pluhur ndë kordhët të ti, edhe mbi harkt t’ati posi kashtë që shtyhetë (nga era)?

3Cboi ata, edhe shkoi me siguri ndëpër atë udhë që s’kishte shkelurë me këmbët’ e tia.

4Kush punoi e bëri (që të) të klanjë brezatë që ndë kryet të herësë? Unë Zoti, i pari, edhe me të pastajmitë, unë vetë.

5Dheujëzat panë, edhe u frikësuanë; anët’ e dheut tristuanë, u afruan’ e erthnë.

6Gjithë-se-cili i ndihnë t’afërmit ti, edhe i tha të vëllat: Merr fuqi.

7Edhe mieshtri i drusë i epte fuqi argjëndarit, (edhe) ay që t-hollon me çokunë që rreh mbi kudhrënë, tuke thënë: Mirë është për të ngjituritë, edhe e mbërthen atë me perona, që të mos tundetë.

8Po ti, o Israil, shërbëtori im, o Jakov, i sgjedhuri im, far’ e Avraamit të dashurit t’im,

9që të mora nga anët’ e dheut, edhe të thirra nga fundi i ati, edhe të thashë: Ti je shërbëtori im, unë të sgjodha, edhe nukë do të të heth tej,

10mos ki frikë, sepse unë (jam) bashkë me ty; mos tristo, sepse unë (jam) Perëndia yt, të forcova, po më fort të ndiha, po më fort të mburova me anët së diathtësë dreitërisë s’ime.

11Na gjith’ ata që janë zemëruarë me ty do të turpëronen’ e do t’u nxihetë faqeja, do të jenë posi mosgjë; edhe kundrëgjyqësit’ e tu do të vdirenë.

12Do të kërkonjç ata, edhe nukë do t’i gjenjsh ata që dalënë kundrë teje; ata që luftonjënë kundrë teje do të bënenë kurrëgjë, edhe posi mosgjë.

13Sepse unë Zoti Perëndia yt (jam) ay që të mbanj krahun’ e diathtë, e të them: Mos ki frikë, unë do të të ndih.

14Mos ki frikë, o krymp Jakov, o të morçëmit’ e Israilit: Unë do të të ndih, thotë Zoti, edhe shpërblimtari yt (është) Shënjti i Israilit.

15Na unë tek do të të bënj një drushtë të shiri të prehetë e të re me dhëmbë, do të shinjç maletë, e do t’i hollonjç, e do të bënjç kodratë posi kashtë të imëtë.

16Do t’i hethç ato, edhe era do t’i ngrerë ato, edhe er’ e mpshiellëjesë do t’i përndanjë ato, po ti do të gëzonesh mbë Zonë, (edhe) do të lëvdonesh mbë Shënjtin’ e Israilit.

17Të vobeqt’ e të nevolëshimitë kur kërkonjën’ ujë, e s’ka, gluh’ e atyreve thahetë nga etia, unë Zoti do të dëgjonj ata, Perëndia i Israilit nukë do të heqë dorë nga ata.

18Do të hap lumra ndër vënde të lartë, edhe gurra ndë mest të grykavet; do të bënj shkretëtirënë lëqenj ujërash, edhe dhen’ e thatë gurra ujërash.

19Ndë shkretëtirët do të mbiell dullenjënë, drurin’ e shittahësë, edhe myrtënë, edhe ullinë; ndë dhe të pandenjurë do të vë bredhë, borinkënë, edhe bushinë bashkë,

20që të shohënë, e të njohënë, e të mendonenë, edhe ta kupëtonjënë bashkë, se dor’ e Zotit e bëri këtë, edhe Shënjti i Israilit e krioi atë.

21Vështroni gjyqinë tuaj, thotë Zoti, nxirni punëtë tuaja të fortatë, thotë Mbëreti i Jakovit.

22Le t’afronenë, e le të na dëftenjënë se ç’do të gjanjë; le t’apënë zë për të paratë, ç’ishinë, që t’i mendojmë, e të njohëmë fundin’ e atyreve, a le të na apënë zë për ato që do të vinjënë.

23Epni zë për ato që do të gjanjënë pasandaj, që ta dimë se jeni perëndira, edhe bëni mirë, a bëni keq, që të çuditemi, e të shohëmë bashkë.

24Na ju tek jeni (më pak) se asgjë, edhe puna juaj (më e vogëlë) se asgjë, (kush) sgjeth juve, (është) ndyrësi.

25Ngrita (një) nga an’ e borësë, edhe do të vinjë; nga të lindurit’ e diellit do të thërresë emërinë t’im, edhe do të shkelë krerëtë posi baltë, edhe posi tiegullari që shkel baltënë.

26Kush dha zë (për këto) që ndë kryet të herësë, që të dimë? Edhe përpara kohësë, që të themi: (Ay ësht’) i drejti? Po s’ka kush të apë zë, s’ka kush të leçitnjë, po s’ka kush të dëgjonjë fialëtë tuaja.

27Un’ i pari (do t’i them) Sionësë: Na, na (tek janë) këto, edhe do t’i ap Jerusalimësë atë që ep zën’ e mirë.

28Sepse vura re, edhe nukë kishte njeri, po ndë mest t’ atyreve, po nukë kishte këshillëtar që munt të përgjigjej fialë, kur i pyeta ata.

29Na të gjithë tek janë kotësirë: punët’ e atyre s’janë gjë, idhullat’ e atyreve të dredhuratë jan’ erë e kotësirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help