të bërëtë 16 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe Sara, gruaja e Avramit, nuk’ i pillte ati, edhe kishte një shërbëtore Egjyptkë, që kluhej Agarë.

2Edhe Sara i tha Avramit: Na Zoti tek më mbylli nga të piellëtë, hyrë pra te shërbëtoreja ime, mbase mos fitonj dialë nga ajo. Edhe Avrami ja dëgjoi fialënë Sarësë.

3Edhe Sara, gruaja e Avramit, mori Agarënë Egjyptkënë shërbëtoren’ e saj, që kur pat ndenjur’ Avrami dhietë viet ndë dhe të Hanaanit, edhe ja dha Avramit burrit saj, që të ishte grua e ati.

4Edhe ay hyri te Agara, edhe ajo u mbars, edhe ajo kur pa se u mbars, e zonja e asaj shpërnderonej përpara sysh asaj.

5Edhe Sara i tha Avramit: Prej teje më bënetë paudhë. Unë të dhashë shërbëtorenë time ndë gjit, edhe (ajo) kur pa se u mbars, u shpërnderova përpara sysh asaj, le të gjukonjë Zoti ndë mest meje edhe teje.

6Edhe Avrami i tha Sarësë: Na shërbëtoreja jote (tek është) ndë dorët tënde, bëni asaj si (të jet’) e pëlqyerë ndë syt të tu. Edhe Sara e mori atë me të keq, edhe ajo iku nga syt’ e asaj.

7Edhe ëngjëlli i Zotit e gjeti atë afërë gurrës’ ujit, ndë shkretëtirët, afërë gurrësë mb’udhë të Surësë,

8edhe (i) tha: Agarë, shërbëtoreja e Sarësë, nga vien, e ku po vete? Edhe ajo tha: Po ikënj nga syt’ e Sarësë s’ime zonjë.

9Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Kthenu te jot zonjë, edhe u përunj ndënë duart t’asaj.

10Pastaj ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Do të shumonj fort farënë tënde, kaqë sa të mos numëronetë nga shumica.

11Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Na ti (tek je) me barrë, edhe do të piellç dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ Ismail, sepse Zoti dëgjoi shtrëngimnë tënt,

12edhe ky do të jetë një njeri i egrë, dora e ati (do të jetë) kundrë të gjithëve, edhe dora e të gjithëve kundrë ati, edhe do të rrijë ndër sy të vëllezëret ti.

13Edhe (Agara) kluajti emërin’ e Zotit që i fliste asaj: Ti o Perëndi që më pe, sepse tha: Pashë edhe unë këtu atë që më pa?

14Përandaj u kluajti pusi Llahai-roi, na (tek gjendetë) ndërmest të Kadhësë edhe Varadhit.

15Edhe Agara i polli dialë Avramit, edhe Avrami kluajti emërinë të birt që polli Agara, Ismail.

16Edhe Avrami ishte tetëdhiet’ e gjashtë vieç, kur i polli Ismailnë Avramit Agara.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help