fjalët e urta 31 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Fialët’ e mbëretit Lemuil, profitia që i mësoi e ëma.

2Ç’(është), biri im? Edhe ç’(është), dial’ i barkut t’im? Edhe ç’(është), biri i uratavet mia?

3Mos i apsh fuqinë tënde gravet, as udhët’ e tua atyreve që prishnjënë mbëretëritë.

4Nuk’ (është) për mbëretëritë, o Lemuil, nuk’ (është) për mbëretëritë të pinë verë, as për zotërinjtë (të pinë) të pira të forta,

5se tuke pirë mos harronjënë nomnë, edhe shtrëmbëronjënë gjyqin’ e ati që shtrëngonetë.

6Epuni të pira të forta atyre që janë të shtrënguarë, edhe verë atyre që kanë helmuarë shpirtinë,

7që të pinë e të haronjënë vobezin’ e tyre, edhe mos kujtonjënë më fatin’ e tyre të zinë.

8Hap golënë tënde për të pagolinë, për gjyqin’ e gjith’ atyre që janë të lënë.

9Hap golënë tënde, edhe gjuko dreitë, edhe mburo të vobegunë e të nevolëshiminë.

10Kush munt të gjenjë grua të mirë? Sepse e këtilla (është) shumë më e vëlyerë se margaritarëtë.

11Zemëra e burrit asaj shpëren mb’ atë, edhe nukë do t’i shteretë gjë nga të shumatë.

12Do t’i bierë ati të mira, e jo të këqia, gjithë dit e jetësë saj.

13Kërkon lesh e li, edhe i k’ënda të punonjë me duart’ e saja.

14Është posi lundra e tregjetarëvet: bie ushqimnë e saj për së largu.

15Edhe ngrihetë kur është po natë, edhe ep të ngrënë ndë shtëpit të saj, edhe punë shërbëtorevet saja.

16Vështron arë, edhe e blen, edhe vë vështë nga puna e duaret saja.

17Ngjesh mezin’ e saj me fuqi, edhe forcon krahët’ e saj.

18Ndien se tregjetia e saj ësht’ e mirë; kandilëj e saj nukë shuhetë natënë.

19Vë dorën’ e saj ndë bosht, edhe mba ndë dorë të saj furkënë.

20Hap dorën’ e saj ndër të vobeqt, edhe nden duart’ e saja ndër të nevolëshëmit.

21Nuk’ i ka frikë borësë për shtëpin’ e saj, sepse gjithë shtëpia e asaj është veshurë me dy palë të veshura.

22Bën mbulesa për vetëhen’ e saj; rroba e asaj (është) vishnje edhe e kuqe.

23Burri i asaj njihetë ndër portat, kur rri ndë mest të pleqvet vëndit.

24Bën pëlhurë të hollë, edhe e shet, edhe u ep breza tregjetarëvet.

25(Është) veshurë me fuqi e me bukuri, edhe gëzonetë për motinë që vien.

26Hap golën’ e saj me urtësi, edhe mbi gluhë t’asaj (është) nom dashurie.

27Rri sgjuarë ndë qiveri të shtëpisë saj, edhe nukë ha bukë purtese.

28Djemt’ e asaj ngrihen’ edhe e lavdëronjënë, po edhe burri i asaj e lavduron.

29Shumë bila kanë qënë të vëlyera, po ti i kapërceve të gjitha.

30Hiri (ësht’) i rrem, edhe bukuria e kotë, po gruaja që i ka frikë Zotit, ajo do të lavduronetë.

31Epni asaj prej pemësë duaret asaj, edhe punët’ e asaj le ta lavdëronjën’ atë ndër portat.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help