isaia 11 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe do të dalë shkop nga trungu i Jesseut, edhe do të hipënjë degë nga rrënjat’ e ati;

2edhe fryma e Zotit do të prëhetë mb’ atë, frymë diturie e urtësie, frymë këshille e fuqie, frymë mëndëje e frike të Zotit.

3Edhe do t’e bënjë atë mënt-hollë ndë frikët të Zotit, kaqë sa nukë do të gjukonjë pas të parit syvet ti, as nukë do të qërtonjë pas të dëgjuarit veshëvet ti,

4po do të gjukonjë të vobeqtë me dreitëri, edhe do të mburonjë të përunjurit’ e dheut me të dreitë, edhe do t’i bierë dheut me shkopin’ e golësë ti, edhe me frymën’ e buzëvet ti do të vrasë të paudhinë.

5Edhe brezi i mesit ati do të jetë dreitëri, edhe brezi i brinjëvet ati (do të jetë) besë.

6Edhe ulku do të rri bashkë me qëngjinë, edhe leopardhalla do të prëhetë bashkë me kedhinë, edhe demi e këlyshi i leonit, edhe (berri) i ushqyerë (do të rrinë) bashkë, edhe një çun i vogëlë do t’u heqë udhën’ atyreve.

7Edhe mëshqerra e arushka do të kullosënë bashkë, edhe këlysht’ e atyreve do të prëhenë bashkë, edhe leoni do të hajë kashtë posi kau.

8Edhe foshnja që pi sisë do të losnjë ndë vërët të beronjësë, edhe diali i cvierdhurë do të vërë dorën’ e ti ndë folet të nepërkësë.

9Nukë do të bënjënë keq, as nukë do të prishnjënë mbë gjithë malinë t’im të shënjtëruarinë, sepse dheu do të jetë plot me të njohurit’ e Zotit, posi ujëtë që mbulon detinë.

10Edhe atë ditë do të jetë një rrënjë e Jesseut, e cila do të rri për shenjë të gjëndëjevet; nd’ atë do të mpshtetenë kombatë, edhe të prejturit’ e ati do të jetë lavdi.

11Edhe atë ditë Zoti do të vërë dorën’ e ti prap për së dyti herë, që të marrë përsëri të mbeturit’ e gjëndëjesë ti, që ka mbeturë nga Assyria e nga Egjyftëria, e nga Pathrosi, e nga Kushi, e nga Ellami, e nga Shinari, e nga Hamathi, e nga dheujësat’ e detit.

12Edhe do të ngrerë shenjë ndër kombat, edhe do të mbëledhë Israilinë që është hedhurë tej, edhe do të mbëledhë Judhënë që është përndarë nga të katrë anët’ e dheut.

13Edhe smirri i Efraimit do të hiqetë, edhe arëmiqt’ e Judhësë do të pritenë, Efraimi nukë do t’i ketë smirr Judhësë, edhe Judha nukë do të shtrëngonjë Efraimnë.

14Po do të sulenë mbi malet të Filistejvet nga an’ e të perënduarit, edhe do të plaçkitnjënë edhe të bijt’ e anësë lindëjesë bashkë; do të vënë dorën’ e tyre mbi Edomin’ e mbi Moabinë, edhe të bijt’ e Ammonit do t’ unjënë kryetë ndën’ ata.

15Edhe Zoti do të thanjë gluhën’ e detit Egjyftërisë, edhe me anë të erësë fortë do të tuntnjë dorën’ e ti mbi lumt, edhe do t’i bierë ati mbë shtatë rryma, edhe do të bënjë të shkonjënë ndëpër atë me këpucë.

16Edhe do të jetë udh’ e gjërë për ata që kanë mbeturë nga gjëndëja e ati, që do të mbesë nga Assyria, sikundrë ishte nd’ Israilt atë ditë që u ngjit nga Egjyftëria.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help