1Mieri ti, o dhe që bën hie me krahat, që je përtej lumravet Ethiopisë,
2që dërgon të i laimë ndëpër det, edhe me lundra të kulmakta mbi ujërat. Shkoni, ju o këmbësorë zë-dhënës, te një komp i riepur’ e i çqyerë, te një gjëndëje e frikëshime që kur është zënë e gjer mbë sot, komp’ i numëruar’ e i shkelurë, të cilit i rrëmbyenë dhenë lumratë!
3Ju gjithë vëndësit’ e botësë, edhe ju që rrini mbi dhet, shihni, kur të ngrihetë flamburë mbi malet, edhe dëgjoni, kur të biere zë trumbete.
4Sepse kështu më tha Zoti: Do të pushonj, edhe do të vë re vëndinë t’im që rri, posi vapë më e ndriturë se drita, posi re vese ndë vapët të verësë.
5Sepse përpara verësë, kur të piqetë të mbirëtë, edhe gresta të piqetë nga luleja, do të presë bimatë me kizë, edhe si të presë hardhitë, do t’i heqë.
6Do të lihenë bashkë për shpest’ e malevet, edhe për egrësirat’ e dheut; edhe shpest’ e egrë do të shkonjënë verënë mbi ata, edhe gjith’ egrësirat’ e dheut do të dimëronjënë mbi ata.
7Atë kohë do t’i bienë dhuratë Zotit ushtërivet nga një komp i riepur’ e i shqyerë, edhe nga një gjëndëje e frikëshime që kur është zënë e gjer mbë sot, (prej) një kombi të numëruar’ e të shkelurë, të cilit i rrëmbyenë dhenë lumratë, ndë vënt të emërit të Zotit ushtërivet, mali i Sionësë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.