fjalët e urta 26 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Posi bora ndë verë, edhe posi shiu ndë të korrët, kështu nuk’ i ka hie nderi të marrit.

2Sikundrë silletë zogu, sikundrë fluturon dellandysheja, kështu s’ka për të harriturë mallëkimi i paudhë.

3Shufra (është) për kalënë, frëri për gomarinë, edhe shkopi për kurrizin’ e të marrëvet.

4Mos iu përgjeq të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos bënesh edhe ti shoqi i ati.

5Përgjegjju të marrit pas marrëzis’ ati, që të mos jet’ i urtë ndër syt t’ati.

6Kush dërgon gjëmë me dorë të marrit, pret këmbët’ (e tia) edhe pi dëm.

7(Posi) shalët’ e të çalit që varenë padobi, (kështu ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.

8Posi ay që lith gurë ndë hobet, kështu ësht’ ay që i bën nderë të marrit.

9(Posi) gjëmbi që nguletë ndë dorët të dejturit, kështu (ësht’) edhe fial’ e urtë ndë golët të marrëvet.

10Njeriu i math ndyr të gjitha, edhe pajton të marrëtë, pajton edhe nom-prishësitë.

11Posi qëni që kthenetë ndë të viellët të ti, (kështu edhe) i marri kthenetë ndë marrëzit të ti.

12A pe njeri që kujton vetëhen’ e ti të urtë? Më tepërë shpëresë është nga i marri, se nga ay.

13Kush purton thotë: Leon (është) mb’ udhë, leon (është) ndëpër rrugat.

14Posi dera që silletë mbi boshtet të saj, kështu (sillet’ edhe) ay që purton mbi shtrat të ti.

15Ay që purton ngjyen dorën’ e ti ndë kupët, (edhe) rëndonetë ta shpierë atë ndë golët të ti.

16Ay që purton kujton vetëhen’ e ti më të urtë se shtatë të urtë që apënë mënt.

17Kush shkon udhësë edhe përzihetë ndë qartë që nuk’ i (përpiek) ati, (i gjan) ati që zë qënë për veshësh.

18Posi i çëmënduri që heth flakë, shëgjeta, e mort,

19kështu ësht’ ay njeri që gënjen t’afërminë, edhe thotë: A nuk’ (e bëra) unë (këtë) tuke lozurë?

20Tek s’ka dru zjarri shuhetë, edhe tek s’ka pështëllonjës qarta pushon.

21Thëngjijtë (janë) për prushinë, edhe drutë për zjarrinë, edhe ay njeri që do qarta është për të dhezurë qarta.

22Fialët’ e pështëllonjësit përpihen’ ëmbëlë, edhe sbresënë përbrënda barkut.

23Buzët’ e dhezura edhe zëmëra e keqe, (janë posi) ndryshk argjëndi lyerë mbi enë të balttë.

24Kush mërzit, e mpsheh me buzët e tia, edhe mendonetë kobim ndë zemërët të ti.

25Kur flet me buzë mbë gaz, mos i beso, sepse ka shtatë (palë) ndyrësira ndë zëmërët të ti.

26(Kush) mbulon të mërzituritë me kobim, dreqësia e ati do të çfaqetë ndë mest të përmbëledhëjesë.

27Kush rëmon gropë do të bierë nd’ atë, edhe guri do të kthenetë mbi atë që e rrukullis.

28Gluha e rreme mërzit ata që shtrëngonenë nga ajo, edhe gola gënjeshtare punon prishëje.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help