isaia 2 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Fiala që iu fol Isaisë të birit Amosit mbë të faniturë, për Judhënë e për Jerusalimënë.

2Ndër dit të pastajme mali i shtëpisë Zotit do të qëndronjë ndë majët të malevet, edhe do të lartonetë sipër malevet, edhe gjithë kombatë do të rriedhënë nd’ atë;

3edhe shumë gjëndëje do të venë, edhe do të thonë: Eni, edhe le të ngjitemi ndë malt të Zotit, ndë shtëpit të Perëndisë Jakovit. Edhe do të na mësonjë udhët’ e tia, edhe do të ecëjmë rrugavet ati. Sepse nomi do të dalë nga Siona, edhe fial’ e Zotit nga Jerusalima.

4Edhe do të gjukonjë ndë mest të kombavet, edhe do të qërtonjë shumë gjëndëje. Edhe do të rrahënë thikat’ e tyre për majën’ e plorit, edhe shtijëzat’ e tyre për drapërat. Nukë do të ngrerë thikë komp kundrë kombi, as nukë do të xënë më luftë.

5O shtëpi e Jakovit, eni, edhe le t’ecëjmë ndë dritët të Zotit.

6Me të vërtetë ti hoqe dorë nga gjëndëja jote, nga shtëpia e Jakovit, sepse u mbushnë nga an’ e të Lindurit, edhe u bënë shortëtarë, posi Filistejtë, edhe u poqnë bashkë me djemt’ e kombavet huajë.

7Edhe dheu i atyreve u mbush me argjënt e me ar, edhe s’kanë të mbaruarë thesarët’ e atyreve; dheu i atyreve u mbush me kuaj, edhe s’kanë të mbaruarë qerret’ e atyreve.

8Edhe dheu i atyreve u mbush me idhulla. Lutnë ndërtesën’ e duaret tyre, atë që bënë gishtrat’ e atyreve:

9Edhe njeriu i poshtrë u kurrus, edhe njeriu i math u përunj, edhe nukë do t’i ndëlenjç ata.

10Hyrë ndë shkëmp të gurit, edhe u fshih ndë dhet, nga frik’ e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati.

11Syt’ e njeriut që janë të lartë do t’unjenë, edhe madhështia e njerëzet do të kurrusetë, po vetëmë Zoti do të lartonet’ atë ditë.

12Sepse dit’ e Zotit ushtërivet (do të vinjë) mbi ç’do krye-lartë e madhështuar, edhe mbi gjithë-se-cilinë që ngre vetëhenë. Edhe do të përunjetë.

13Edhe mbi gjithë dullenjat’ e Livanit, të lartat’ e të gjatatë, edhe mbi gjithë lisat’ e Bashanësë,

14edhe mbi gjithë malet’ e lartë, edhe mbi gjithë kodrat’ e larta,

15edhe mbi ç’do pirk të lartë, edhe mbi ç’do mur të thururë,

16edhe mbi të gjitha lundrat’ e Tharshishësë, edhe mbi gjithë të parat’ e pëlqyera.

17Edhe shtati i njeriut do të kurrusetë, edhe madhështia e njerëzet do të përunjetë, po vetëmë Zoti do të lartonet’ atë ditë.

18Edhe idhullatë do të rrëzonenë të tëra.

19Edhe ata do të hynjënë ndëpër shpellat e shqembevet, e ndëpër vërat e dheut, nga frika e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati, kur të ngrihetë të lëkuntnjë dhenë.

20Atë ditë, njeriu do t’u hedhë urithvet e lakuriqëset idhullat’ e tia t’argjënttatë, e idhullat’ e tia t’artatë, që bëri për vetëhen’ e ti t’u faletë,

21Që të hynjënë ndër të çarat’ e shkëmbevet, e ndër shpellat’ e gurëvet, nga frika e Zotit, edhe nga lavdia e madhëris’ ati kur të ngrihetë të tuntnjë dhenë.

22Hiqni dorë nga njeriu, që ka frymë ndër fejet të hundësë: Sepse për ç’punë vlen ay?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help