isaia 5 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Tashi do t’i këndonj të dashurit t’im kënkën e të dashurit t’im për vështin’e ati. I dashuri im kishte një vësht mbi një kodrë fort të majme.

2Edhe e thuri atë, edhe mbëlodhi gurëtë nga ay, edhe mbëltoi nd’ atë më të sgjedhuratë hardhi, edhe ndërtoi një pirk ndë mest t’ati, ndërtoi edhe një tirë nd’ atë, edhe priste të bënte rrush, po bëri larushq.

3Edhe tashi, o vëndësit’ e Jerusalimësë, edhe burrat’ e Judhësë, u lutem, gjukoni ndë mest meje edhe vështit t’im.

4Ç’munt t’i bënjam vështit t’im edhe më, edhe nuk’ ja bëra? Përse pra bëri larushq, tek prisnjam të bënte rrush?

5Tashi pra do t’u ap zë juve, ç’kam për t’i bërë vështit t’im: do t’i heq gardhinë, edhe do t’e hanë, do t’i prish murinë, edhe do të shkeletë.

6Edhe do t’e lë atë të shkretë: nukë do të pritetë, as nukë do të mihetë, po do të mbinjënë driza e gjëmba; do t’urdhëronj edhe retë të mos lëshonjënë shi mbi atë.

7Po vështi i Zotit ushtërivet (është) shtëpia e Israilit, edhe burrat’ e Judhësë (janë) bim’ e ti e dashura; edhe priste gjyq, po na tek (është) shtrëngatë; priste dreitëri, po na tek (është) klithmë.

8Mjer ata që bashkonjënë shtëpi me shtëpi, edhe piekën’ arë me arë, gjersa të mos mbesë vënt, që të rinë vetëm’ (ata) ndë mest të dheut!

9Zoti i ushtërivet (tha) ndër veshët të mi: Me të vërtetë shumë shtëpi, të mëdha e të mira, do të mbetenë të shkreta, pa vëndës.

10Po, dhietë lehë vështi do t’i apënë për një vëth, edhe fara e një homori do t’apë një efa.

11Mjer ata që ngrihenë që me natë, e kërkonjënë të pira të forta, të cilëtë e sgjasënë gjer mbrëmanet, (gjersa) t’i nxenjë vera!

12Edhe qithara e lyra, lodra e fyelli, e vera, janë ndër gostit t’atyreve. Po nukë shikonjënë punën’ e Zotit, edhe nukë vënë re vepërën’ e duaret ati.

13Përandaj gjëndëja ime u pru ndë skllavëri, sepse nukë kupëton, edhe të nderëshimit e atyre mjaknjënë për bukë, edhe shumica e atyreve gajasnjënë për ujë.

14Përandaj varri sgjëroi vetëhen’ e ti, edhe hapi fort tepërë golën’ e ti; edhe lavdia e atyreve, e shumica e atyreve, e zallahia e atyreve, e ata që kënaqenë, do të sbresënë nd’ atë.

15Edhe njeriu i poshtrë do të kurrusetë, edhe i forti do të përunjetë, edhe syt’ e të lartëvet do t’ulenë.

16Edhe Zoti i ushtërivet do të lartonetë mbë gjyq, edhe Perëndia i shënjtëruarë do të shënjtëronetë ndë dreitëri.

17Atëhere shqerratë do të kullosenë pas mëndyrësë tyre, edhe të huajëtë do të hanë vëndet’ e shkretë e (bagëtivet) majme.

18Mjer ata që t-heqënë panominë me litarë kotësire, edhe falinë posi me rripa qerreje,

19të cilëtë thonë: Le të nxitonjë, le të shpejtonjë punën’ e ti, që të shohëmë, edhe dashurimi i Shënjtit Israilit le t’afronet’ e le të vinjë, që të xëmë!

20Mjer ata që thonë të keqenë të mirë, edhe të mirënë të keqe, të cilëtë vënë errësirënë për dritë, edhe dritënë për errësirë, të cilëtë vënë të hidhurënë për të ëmbëlë, edhe të ëmbëlënë për të hidhurë!

21Mjer ata (që janë) të urtë ndër syt të tyre, e të mënçim përpara vetëhesë tyre!

22Mjer ata (që janë) të fortë për të pirë verë, e të fuqishim për të përzierë të pira të forta,

23të cilëtë nxierrënë të dreitë të paudhinë, për dhuratat, edhe heqënë të dreitën’ e të dreitit prej ati.

24Përandaj posi gluha e zjarrit që ha kallaminë, edhe (posi) flaka që përpin kashtënë, (kështu) rrënja e atyreve do të bënetë posi plehë, edhe lulëja e atyreve do të ngrihetë posi pluhurë, sepse hothnë tej nomin’ e Zotit ushtërivet, edhe s’i vunë vesh fialësë Shënjtit Israilit.

25Përandaj zemërata e Zotit u dhes përpara gjëndëjes’ ati, edhe ndejti dorën’ e ti mbi ata, e u ra atyre; edhe maletë dridheshinë, edhe kërmat’ e atyreve u bënë posi plehe ndë mest të udhëvet. Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u ul, edhe dor’ e ati (është) po ndejturë.

26Edhe do të ngrerë ndër kombat një shenjë për së largu, edhe do t’u vërshëllinjë atyre nga an’ e dheu, edhe shpejt na tek do të vinjë me vrap.

27Asndonjë nukë do të lodhetë, as nukë do të pengonetë ndë mest t’atyreve; asndonjë nukë do të dërmitnjë, as nukë do të flerë; as brezi i mesit atyreve nukë do të sgjidhetë, as rripi i këpucëvet atyre nukë do të këputetë.

28Shëgjetat’ e atyreve (janë) të holla, edhe gjithë harqet’ e atyreve (janë) të tendurë; thundrat’ e kuajvet atyre do të jenë posi gurë zjarri, edhe torrovilet’ e (qerrevet) atyre posi erë mpshtiellëje;

29ulurimat’ e atyreve (do të jenë) posi të leonit: do t’ulurinjënë posi këlysh leoni; po, do t’ulurinjënë, edhe do të rrëmbenjënë gjahunë, edhe do t’ikënjënë, edhe s’ka se kush ta shpëtonjë.

30Edhe atë ditë kur të gjëmonjënë kundrë atyreve posi gjëmim deti, do të vështronjënë ndë dhet, edhe na errësirë e hidhërim, edhe drita u err ndë qiell t’ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help