1Mjer ata që bënjënë gjyqe të paudhë, edhe ata shkronjësitë që shkruanjënë shtrëngim,
2që të këthenjënë prapë të vobeknë nga gjyqi, edhe të rrëmbenjënë të dreitën’ e të vobegjet gjëndëjesë s’ime, që të bënenë të vatë për plaçkat’ e atyre edhe të sveshënë të varfëritë!
3Edhe ç’do të bëni ndë ditët të vështruarit, edhe ndë prishëjet (që) do të vinjë prej së largu? Te cili do të shkoni për ndihmë? Edhe ku do të lini lavdinë tuaj,
4përveç se do të kurrusenë ndër lidhëjet, edhe do të bienë ndënë të vrarët? Mbi gjithë këto zemërata e ati nuk’ u kthye, po dor’ e ati (është) ndejtur’ edhe më.
5Mjer Asyriani, stapi i zemëratësë s’ime, ndonëse zemërata ime është frushkullë ndë dorët t’ati!
6Do ta dërgonj atë mbë një komp hipokrit, edhe do t’i ap ati urdhër kuntrë gjëndëjesë zemëratësë s’ime, që të plaçkitnjë plaçka, edhe të bënjë rrëmullë, edhe t’i shkelë ata posi baltën’ e udhëvet.
7Po ay nukë kupëton kështu, edhe zëmër’ e ati nuk mendonetë kështu, po (ay mendon) ndë zëmërët të ti të përmbysë e të prishnjë jo pak komba.
8Përandaj thotë: “A nukë janë mbëretër gjithë të parët e mi?
9A nuk’ (është) Kallna posi Karqemisha? A nuk’ (është) Hamatha posi Arpada? A nuk’ (është) Samaria posi Dhamaska?
10Sikundrë dora ime gjeti mbëretërit’ e idhullavet, të cilavet idhullat’ e latuara (ishinë më të forta) se ato të Jerusalimësë e të Samarisë,
11a s’kam për t’ja bërë kështu edhe Jerusalimësë idhullavet asaj, sikundrë ja bëra Samarisë edhe idhullavet asaj?”
12Përandaj Zoti do të mbaronjë gjithë punën’ e ti ndë mal të Sionësë e ndë Jerusalimë, (thotë) do të mundonj pemën’ e zemërësë lartë të mbëretit Asyrisë, edhe madhështin’ e syve lartë.
13Sepse thotë: “Me fuqin’ e dorësë s’ime bëra (këtë), edhe me diturinë t’ime, sepse jam i mençim; edhe ngrita vëndit sinoret’ e gjëndëjevet, edhe rrëmbeva thesarët’ e atyreve, edhe unja poshtë, posi i fortë, ata që rrininë (lart).
14Edhe dora ime gjeti gjën’ e gjëndëjevet, posi fole, edhe sikundrë mbëleth ndonjë ve të lëna, (kështu) mbëlodha unë gjithë dhenë; edhe asndonjë nukë luajti krah, a hapi golë, a pështëllijti.”
15A do të mburrej sëpata kundrë ati që e pret me atë? A do të mbahej mbë të math sharra kundrë ati që e luan atë? Posikur të ngrihej shkopi kundrë atyreve që e ngrenë atë, posikur të ngrinte vetëhen’ e ti stapi, (sikur të) mos (jetë) dru.
16Përandaj Zoti, Zoti i ushtërivet, do të dërgonjë thatësirë te të majmit’ e ati, edhe ndënë lavdit t’ati do të dhizetë të nxëhëtë, posi të nxëhëtë zjarri.
17Edhe drita e Israilit do të bënetë zjarr, edhe Shënjti i ati flakë, edhe do të diegë e do të hajë gjëmbat’ e ati e drizat’ e ati për një ditë;
18edhe do të prishnjë lavdin’ e pyllit ati, edhe të fushës’ ati plot me pemë, që nga shpirti gjer ndë misht; edhe do të jenë posi ay që mba flamburënë kur i shuhetë zemëra.
19Edhe ç’zë mbetetë nga drunjt’ e pyllit ati do të jenë të pakë, kaqë sa munt t’i shkruanjë një çun.
20Edhe atë ditë, të mbeturit’ e Israilit, edhe ata që kanë shpëtuarë nga shtëpia e Jakovit, nukë do të mpshtetenë më mb’ atë që u ra atyre, po do të mpshtetenë mbë Zotinë, Shënjtin’ e Israilit, me të vërtetë.
21Edhe ç’ka mbeturë do të këthenetë, të mbeturit’ e Jakovit, tek i forti Perëndi.
22Sepse edhe ndë është gjëndëja jote, Israili, posi rëra e detit, të mbeturë nga ata do të këthenetë; të vdierrëtë që urdhërua do të vërshonjë me dreitëri.
23Sepse Zoti Perëndia i ushtërivet do të bënjë të prishurë të urdhëruarë me të vërtetë, ndë mest të gjithë dheut.
24Përandaj, kështu thotë Zoti Perëndia i ushtërivet: O gjëndëja ime, që rri ndë Sionë, mos u frikëso nga Asyriani; do të bierë me shkop, edhe do të ngrerë stapin’ e ti mbi ty pas mëndyrësë Egjyftërisë,
25sepse edhe pak, edhe zemërata do të pushonjë; edhe zemërimi im (do të jetë) për prishëjen e atyreve.
26Edhe Zoti i ushtërivet do të ngrerë mbi atë frushkullë, pas plagësë Madhiamësë, ndë shkëmp të Orebit; edhe (sikundrë u ngrit) shkopi i ati mbi det, kështu do t’e ngrerë atë pas mëndyrës’ Egjyftërisë.
27Edhe atë ditë, barr’ e ati do të hiqetë nga supi yt, edhe sgjedha e ati nga qafa jote, edhe sgjedha do të thyhetë nga pun’ e të lyerit.
28Ay ka ardhurë ndë Ajath, ka shkuarë ndë Migron, ndë Mikmash do të lërë plaçkat’ (e tia);
29shkuanë mb-at’-anë, ranë ndë Gjeba: Ramaha u tremp, Gjibeaha e Saullit iku.
30Ngre zënë tënt, o bil’ e Gallimësë, bër-e atë të dëgjonetë ndë Llaish, o e vobegë Anathothe.
31Madmenaha luajti vëndit, vëndësit’ e Gjebimësë iknë së bashku.
32Edhe atë ditë do të mbesë ndë Nob, edhe do të tuntnjë dorën’ e ti (kundrë) malit së bilësë Sionësë, kundrë kodrësë Jerusalimësë.
33Na Zoti, Zoti i ushtërivet, tek do të presë degatë me kërrismë të frikëshime; edhe të lartëtë do të thyhenë, edhe të ngrituritë do të përunjenë.
34Edhe do të presë me hekur të dëndurat’ e pyllit, edhe Livani do të bierë prej të fortit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.