nom i dytë 20 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Ndë dalç mbë luftë kundrë arëmiqet tu, e të shohç kuaj, e qerre, e gjëndëje më tepërë se ti, mos u kij frikë atyre, sepse Zoti Perëndia yt është bashkë me ty, i cili të ngjiti lart nga dheu i Egjyftërisë.

2Edhe kur të afrohi ndë luftët, prifti do të qaset’ afërë, e do t’i flasë gjëndëjesë,

3e do t’u thot’ atyre: Pa dëgjo, o Israil, ju po afrohi sot ndë luftët kundrë arëmiqet tuaj: le të mos frikësonetë zëmëra juaj, mos kini frikë, as mos trembi, as mos tmerohi nga faqeja e atyre,

4sepse Zoti Perëndia juaj (ësht’) ay që shkon përpara bashkë me ju, që të lëftonjë për ju kundrë arëmiqet tuaj, që t’u shpëtonjë juve.

5Edhe të parëtë t’i flasënë gjëndëjesë, e t’i thonë: Cili ësht’ ay njeri që ka ndërtuarë shtëpi të re, e s’ka bërë të përtërijturë për atë? Le të ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpit të tij, që mos vritetë ndë luftë, e përtërin atë tietërë njeri.

6Edhe cili ësht’ ay njeri që ka vënë vështë, edhe nuk’ u gëzua për atë? Le t’ ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, mos vritetë ndë luftë, e të gëzonetë për atë tietërë njeri.

7Edhe cili ësht’ ay njeri që ka zënë grua, edhe nuk’ e ka marrë atë? Le t’ ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, mos vritetë ndë luftë, edhe e merr atë tietërë njeri.

8Edhe të parëtë t’i flasën’ edhe më gjëndëjesë, e t’i thonë: Kush është frikës e i pazëmërë? Le t’ikënjë, e le të kthenetë ndë shtëpi të tij, që të mos u frikësonetë zëmëra të vëllezëret atij, posi zëmëra e atij.

9Edhe të parëtë si të mbaronjënë së foluri gjëndëjesë, t’u vënë krerë ushtërivet, që të qëndronjënë mbi gjëndëjet.

10Kur të afronesh ndë qytet për të lëftuarë kundrë atij, atëherë thirr-e atë ndë paqtim;

11edhe ndë t’u përgjeqtë me paqtim, e të të hapnjë (dyertë), atëherë gjithë gjëndëja që gjëndetë nd’ atë të vihetë ndënë pagë, e të të shërbenjë.

12Po ndë mos bëftë paqtim me ty, po të të lëftonjë, atëherë ta qerthullonjç atë;

13edhe Zoti Perëndia yt si të ta apë ndër duart të tua, të vraç gjithë meshkujt’ e atij me thikë;

14po gratë, e foshnjetë, e bagëtitë, e gjithë sa gjëndenë ndë qytet, gjithë plaçkat’ e atij, t’i marrç për vetëhe; edhe të hash plaçkat’ e arëmiqet tu, sa të dha Zoti Perëndia yt.

15Kështu të bënjç ndër gjith’ ata qytete që janë shumë lark prej teje, të cilëtë nukë janë prej qytetesh këtyre kombave,

16po nga qytetet’ e këtyre gjëndëjevet, që t’ep Zoti Perëndia yt për trashëgim, të mos lësh të rronjë asndonjë gjë e gjallë,

17po t’i shuanjç ata fare, Hittitëtë, e Amorejtë, e Hanaanitëtë, e Perizitëtë, e Hivitëtë, e Jebysitëtë, sikundrë të urdhëroi Zoti Perëndia yt,

18që të mos u mësonjënë juve të bëni gjith’ ato ndyrësirat’ e atyre, që u bëninë perëndiravet tyre, e të fëleni përpara Zotit Perëndisë tuaj.

19Kur të qerthullonjç ndonjë qytet shumë dit, e ta lëftonjç për të pushtuar’ atë, të mos prishç drunjt’ e atij, tuke siellë sëpatënë mbi ata, sepse prej atyre munt t’ushqehesh, edhe të mos i preç ata. Sos (është) njeri druri i fushësë, që të dalë kundrë teje ndë qerthullimt të qytetit?

20Vetëm’ ata drunj që e di se nukë janë drunj të ngrëni, këta t’i prishç e t’i preç, edhe të ndërtojsh mure të thururë kundrë atij qyteti, që lëfton me ty, gjersa t’epetë ndë dorë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help