isaia 20 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Atë vit që erdhi Tartani ndë Ashdodë, kur dërgoi atë Sargoni mbëreti i Asyrisë, edhe luftoi kundrë Ashdodësë, edhe e pushtoi,

2mb’ atë herë Zoti i foli Isaisë të birit Amosit, e tha: Shko, e sgjith thesinë nga mesi yt, edhe cbath këpucëtë nga këmbët’ e tua. Edhe (ay) bëri ashtu, tuke ecurë sveshur’ e cbathurë.

3Edhe Zoti tha: Sikundrë Isaia shërbëtori im ecënte sveshur’ e cbathurë tre viet, (për) shenjë e për çudi kundrë Egjyftërisë e kundrë Ethiopisë,

4kështu mbëreti i Asyrisë do të siellë Egjyftianëtë lidhurë, edhe Ethiopëtë skllef, të ri e pleq, sveshur’ e cbathurë, edhe me bythë të cbuluara, për turpëri të Egjyftërisë.

5Edhe do të frikësonen’ e do t’u vinjë turp për Ethiopinë, që shpëreninë mb’ atë, edhe për Egjyftërinë, që mburreshinë mb’ atë.

6Edhe vëndësit’ e këti vëndi do të thonë atë ditë: Na, e këtillë (është) pshtetëja jonë, që psheteshim mb’ atë për ndihmë, që të shpëtonim nga mbëreti i Asyrisë; edhe qysh do të shpëtojmë neve?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help