isaia 23 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

Të faniturit’ e Tyrësë.

1Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u prish, sa (të mos ketë) shtëpi, as të hyrë; nga dheu i Qittimëvet u erdhi zëri atyreve.

2Pushoni, o vëndësit’ e dheujëzësë: ti, që mbushnjë tregjetarët’ e Sidhonësë, ata që shkoninë ndëpër det.

3Edhe pronja e asaj (është) fara e Sihorit, të qorrët’ e lumit, (që bihenë) me shum’ ujëra; edhe ajo u bë tregjetia e kombavet.

4Ki turp, o Sidhonë, sepse deti foli, forca e detit, edhe tha: S’kam të dhëmbura barku, as nukë po piell, as nukë po ushqenj djem, (as) nukë po rris vashëza.

5Kur të dëgjonetë ndë Egjyftëri, do të hidhëronen’ ata që të dëgjonjënë për Tyrënë.

6Shkoni ndëpër Tarshisë, klani me ulurimë, o vëndësit’ e dheujëzësë.

7Ajo (është qytete) e gëzuarë, që ësht’ e vietërë që nga dit e lashta. Këmbët’ e asaj do të bienë atë lark, që të rri ndë dhe të huajë.

8Kush bëri këtë këshilllë kundrë Tyrësë që ndan kurora, së cilësë tregjetarëtë (janë) zotëri, së cilësë tregjetarëtë (janë) të lëvduarët’ e dheut?

9Zoti i fuqivet bëri këtë këshillë, që të turpëronjë madhështin’ e ç’do lavdie, të përunjë ç’do njeri të lëvduarë ndë dhet.

10Shko ndëpër dhet tënt posi lum, o bil’ e Tarshishësë: s’ka më fuqi.

11Ndejti dorën’ e ti mbi dhet, tundi mbëretëri; Zoti dha urdhër kundrë Hanaanësë, që të prishnjënë muret’ e asaj.

12Edhe tha: Nukë do të gëzonesh më, o vashëz’ e helmuarë, e bil’ e Sidhonësë; ngreu, shko te Qittimëtë, as atie nukë do të kesh të prëjturë.

13Na dheu i Haldhevet: këjo gjëndëje s’ka qënë; Asyriani themelosi atë, për ata që rrininë ndë shkretëtirët; ngritnë pirgjet’ e asaj, lartuanë pallatet’ e asaj, (edhe) e bëri gërmadha.

14Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u shkretua muri juaj.

15Edhe atë ditë Tyra do të harronetë shtatë-dhietë viet, pas diç një mbëreti; edhe pas shtatë-dhietë vieç do të jetë ndë Tyrë posi kënkë kurve.

16Merr qitharë, shko përqark qytetit, o kurv’ e harruarë, los ëmbëlë, këndo shumë kënkë, që të të kujtonjënë.

17Edhe pas shtatë-dhietë vieç, Zoti do të vështronjë Tyrënë, edhe ajo do të këthenetë ndë pagët të saj, edhe do të shkërdhehetë me gjithë mbëretërit’ e botësë mbi faqet të dheut.

18Edhe tregjetia e asaj e paga e asaj do të kushtonetë te Zoti; nukë do të vihetë ndë thesar, as nukë do të vihetë mbë-nj’-anë, sepse tregjetia e asaj do të jetë për ata që rrinë përpara Zotit, që të hanë sa të nginjenë, edhe të kenë rroba për shumë viet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help