isaia 50 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Kështu thotë Zoti: Ku është karta e të ndarit mëmësë s’uaj, me të cilënë ndava atë? A cili (është) nga huadhënësit’ e mi, që u shita juve tek ay? Na tek u shittë për panomitë tuaja, edhe u sbua mëma juaj, sepse dualltë nga nomi.

2Përse, kur erdha, nuk’ ishte asndonjë? (Edhe) kur thërrita, s’kishte kush të përgjegjej? A u vogëlua fare dora ime, që të mos muntnjë të shpëtonjë (njeri)? A s’kam fuqi të shpëtonj (njeri)? Na unë tek thava detinë me të qërtuarëtë t’im, bëra lumratë vënt të thatë, pishqet e atyreve u thanë nga të shterët’ e ujit, edhe ngorthnë nga etëja.

3Un’ u vesh qiejevet errësirë, edhe u vë thes për mbulesën’ e atyreve.

4Zoti Perëndia më dha gluhën’ e të dituret, që të di se qysh të flas fialë me kohë tek ay që është rënduarë; (ay) ngre mëngjes për mëngjes, ngre veshinë t’im, që të dëgjonj posi të dituritë.

5Zoti Perëndia më hapi veshinë, edhe unë nuk’ u bëshë i pabindurë, as nuk’ u këthyeshë prapa.

6U dhashë krahëtë atyreve që frushkulloninë, edhe nofullat’ e mia atyreve që ndukinë; nukë fsheha faqenë t’ime nga të sharat’ e nga të pshtyturatë.

7Sepse Zoti Perëndia do të më ndihnjë, përandaj nukë pata turp, përandaj vura faqenë t’ime posi gur të ashpërë, edhe e di se nukë do të turpëronem.

8Ay që më nxier të dreitë (ësht’) afërë; kush do të gjykonetë me mua? Le të qëndrojmë të dy: cili (është) kundra-gjyqësi im? Le të m’afronetë.

9Na Zoti Perëndia tek do të më ndihnjë: kush do të më dënonjë? Na këta të gjithë tek do të vietëronenë posi rrobë, krymbi do t’i hajë ata.

10Kush është ndër ju ay që i ka frikë Zotit, që i dëgjon zërit shërbëtorit ati, që ka ecurë nd’ errësirët, edhe nukë ka dritë? Le të shpërenjë mb’ emërit të Zotit, edhe le të mpshtetetë mbë perëndin’ e ti.

11Na ju të gjithë që dhisni zjarr, (edhe) qarkohi me xixa, ecëni ndë dritët zjarrit tuaj, edhe ndëpër shkëndilët që dhestë. Këjo u bë ndër ju nga dora ime, me hidhërim do të dirgji.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help