1Biri im, mba-ji vesh diturisë s’ime, kthe-ji veshin’ urtësisë s’ime,
2që të shikonjç urtësi, edhe buzët’ e tua të ruanjënë kupëtim.
3Sepse buzët’ e (gruasë) huajë pikonjënë (posi) hojë mialte, edhe qiellëza e asaj (ësht’) më e butë se vali,
4po fundi i asaj (është) më i hidhurë se apsinthi, i hollë posi thikë me dy presëje.
5Këmbët’ e asaj sdërrmonjënë ndë vdekëjet, çapat’ e asaj shkasënë ndë pisët.
6Që të mos njohç udhën’ e jetësë, të ecurat’ e asaj janë të paqëndruara, (edhe) jo të shquara.
7Dëgjomëni tashi pra, o djem, edhe mos dilni nga fialët’ e golësë s’ime.
8Largo udhënë tënde nga ajo, edhe mos u afro ndë derët të shtëpis’ asaj,
9që të mos apsh nderinë tënt të tierëve, edhe viet e tu të papërdëllyershimet;
10që të mos nginjenë të huajëtë me pasëjenë tënde, edhe mundimet’ e tu të hynjënë ndë shtëpi të huajë,
11edhe ti të psherëtinjç më ndë funt, kur të tretetë mishi yt, edhe kurmi yt,
12edhe të thuash: Qysh mërzita diturinë, edhe zëmëra ime hodhi tej qërtimetë,
13edhe nuk’ u dëgjovva zënë atyreve që më mësoninë, as nuk’ u ktheva veshnë atyreve që më arrëseninë!
14Për pakëzë desh rashë ndë ç’do të keqe, ndë mest të mpshtiellëjes’ e të mbëledhëjesë.
15Pi ujë prej sterrnësë s’ate, edhe prej ujit që buron nga pusi yt;
16le të derdhenë jashtë gurrat’ e tua, edhe rrëket’ e ujëravet ndëpër rrugat,
17ato le të jenë thjesht të tuatë, e jo të huajëvet bashkë me ty;
18gurra jote le të jet’ e bekuarë, edhe gëzohu bashkë me gruan’ e të rit tënt.
19Le (të jetë te ti) posi drere e dashurë, edhe (posi) kaprolle gazëtore; gjinjt’ e asaj le të të ujitnjënë mbë ç’do kohë; gëzoju kurdo ndë dashurit t’asaj.
20Përse, o biri im, të k’anda të huajënë, edhe do të pushtonjç gjin’ e së huajësë?
21Sepse udhët’ e njeriut (janë) përpara syvet Zotit, edhe ay peshon gjithë çapat’ e ati.
22Vetëm’ ato panomit’ e ati do të zënë të pabesinë, edhe do të shtrëngonetë me litarët’ e falit ti.
23Ky do të vdesë i pamësuarë, edhe nga shumica e marrësis’ ati do të silletë andej e këtej.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.