të dalëtë 11 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe Zoti i tha Moisiut: Edhe një plagë do të bie mbi Faraonë, edhe mbi Egjyptërinë, pastaj do t’u lërë të delni së këtejmi; kur t’u lërë të delni vërtet u ka për t’u dëbuarë së këtejmi fare;

2tashi foli gjëndëjesë ndë veshët, edhe le të kërkonjë (çdo) burr nga fëqinja e ti, edhe (çdo) grua nga fëqinja e saj, enë të argjëntta, e enë t’arta.

3Edhe Zoti i dha hirë gjëndëjesë përpara Egjyptianëvet, po edhe ky njeri, Moisiu, (ishte) fort i math ndë dhe të Egjyptërisë, përpara shërbëtorëvet Faraonit, e përpara gjëndëjesë.

4Edhe Moisiu tha: Kështu thotë Zoti: Ndë mes të natësë unë do të dal ndë mes të Egjyptërisë,

5edhe gjithë çdo dial’ i parë ndë dhe të Egjyptërisë do të vdesë, që nga diali i parë i Faraonit, që rri mbë fron të ti, gjer mbë dialin’ e parë të shërbëtoresë, që (rri) përanë mullirit drithit, edhe gjer mbë çdo të piellë të parë të bagëtivet,

6edhe ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë do të jetë njī klithmë e madhe, që nuk’ është bërë kurrë ndonjëherë, as është për të bërë paskëtaj e këtillë,

7po mbi gjithë të bijt’ e Israilit (asndonjë) qën nukë do të livisë gluhën’ e ti, që nga njeriu gjer mbë bagëtinë, që të njihni se Zoti bëri të çquarë ndërmes të Egjyptianëvet e të Israilit,

8edhe gjithë këta shërbëtorët’ e tu do të sbresënë tek unë, edhe do të më bienë ndër këmbë, tuke thënë: Dil ti, edhe gjithë gjëndëja që vien pas teje, edhe pastaj do të dal. Edhe (Mosiu) dolli nga Faraoni me zemërim të math.

9Edhe Zoti i tha Moisiut: Nukë do t’u dëgjonjë juve Faraoni, që të shumonenë çudit’ e mia ndë dhe të Egjyptërisë.

10Po Moisiu edhe Aaroni bënë gjithë këto çudi përpara Faraonit, edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nukë la të delinë të bijt’ e Israilit nga dheu i ti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help