1Na dor’ e Zotit tek nuk’ u vogëlua, që të mos muntnjë të shpëtonjë; as veshi i ati nuk’ u rëndua, sa të mos muntnjë të dëgjonjë,
2po panomitë tuaja vunë të ndara ndë mest jush e Perëndisë tuaj, edhe faletë tuaj fshehnë faqen’ e ati prej jush, që të mos dëgjonjë.
3Sepse duartë tuaja janë ndyrë me gjak, edhe gishtratë tuaj me panomi, buzëtë tuaja ligjëruanë gënjeshtra, gluha juaj foli të keqe.
4Asndonjë nukë kërkon të dreitënë, as nukë gjykon me të vërtetë; shpërenjënë mbë të kotët, edhe flasënë gënjeshtra, mbarsenë me të keqe, e piellënë panomi.
5Ngrohënë ve mburonje, edhe entnjënë plëhurë mirëmage; kush të hajë nga vet’ e atyreve, vdes, edhe ndë u theftë ndonjë, del nepërkë.
6Plëhurat’ e atyreve nukë do të vëlenjënë për të veshurë, as nukë do të vishenë nga punërat’ e tyre; punërat’ e atyreve (janë) punëra panomie, edhe puna e shtrëngatësë (është) ndër duart t’atyreve.
7Këmbët’ e atyreve ecënjënë mbë të ligët, edhe shpejtonjënë të derthnjënë gjak të pafal; mendimet’ e atyreve (janë) mendime panomie, të shkretuar’ e prishëje (është) ndër udhët t’atyreve.
8Nukë dinë udhën’ e paqsimit, edhe nuk’ është gjyq ndër çapat t’atyreve; ata shtrëmbëruan’ udhët’ e tyre për vetëhen’ e tyre; gjithëkush ecën ndër ato nukë njeh paqsim.
9Përandaj gjyqi është lark nesh, edhe dreitëria nukë na harrin; presëmë dritë, edhe na errësirë, ndriçim, (edhe) ecëjmë nd’ errësirë.
10I piekëmë (me gisht) murit posi të verburitë, edhe piekëmë me gisht posi ata që s’kanë sy; shkasëmë ndë mest të ditësë posi natënë; (jemi) ndë mest të miravet posi të vdekurë.
11Të gjith’ ulurijmë posi ari, edhe psherëtijmë posi turtuj; presëmë gjyq, e nukë ka; shpëtim, po (është) lark nesh.
12Sepse të dalatë t’ona jashtë nomit u shumuanë përpara teje, edhe faletë t’anë janë deshmitarë kundrë nesh; sepse të dalatë t’ona jashtë nomit (janë) bashkë me ne, edhe panomitë t’ona neve i dimë.
13Prishëm nomnë edhe gënjyem Zotinë, edhe u mërguam prapa Perëndisë t’ënë; folëm pa udhë e ngritëm krye; u mbarsëm edhe folëm nga zemëra fialë gënjeshtre.
14Edhe gjyqi u këthye prapë, edhe dreitëria rri lark, sepse e drejta ra mb’ udhë, edhe e drejta s’munt të rynjë.
15Po nukë mbet e vërtetë, edhe kush priretë nga e keqeja bënetë gjah. Edhe Zoti pa, edhe s’i erdhi mirë, se nukë kishte gjyq;
16edhe pa se nukë kishte njeri, edhe u çudit, se nukë kishte kush të laimësonte, andaj krahu i ati i bëri shpëtim, edhe dreitëria e ati, ajo e mbajti atë.
17Edhe veshi dreitërinë posi thurake, edhe vuri përkrenaren’ e shpëtimit mbi kryet të ti, edhe veshi (për) rrobë rrobat’ e të nxierrit zëmërim, edhe veshi zëlinë posi sarkë.
18Pas punëvet (atyre), kështu do t’ua paguanjë, zemërim kundrështarëvet ti, shpagim arëmiqet ti; do t’u apë shpagim (edhe) dheujëzavet.
19Edhe do t’i kenë frikë emërit Zotit nga perëndon, e lavdisë ti nga lint dielli; kur të vinjë arëmiku posi lum, Fryma e Zotit do të ngrerë flamure kundrë ati.
20Edhe Shpërblimtari do të vinjë ndë Sionë, edhe ndër sa vetë, nga Jakovi, kthenenë nga të dalat’ e nomit, thotë Zoti.
21Edhe prej meje është këjo dhiata ime mb’ ata, thotë Zoti: Fryma ime që (është) mbi ty, edhe fialët’ e mia që vura ndë golët tënde, nukë do të shterenë nga gola jote, as nga gola e farësë s’ate as nga gola e farësë farësë s’ate, që tashi e ndë jetët (të jetësë), thotë Zoti.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.