1Kështu thotë Zoti: Ruani gjyq, e bëni dreitëri, sepse shpëtimi po afronetë të vinjë, edhe dreitëria ime të sbulonetë.
2Lum ay njeri që bën këtë, edhe ay bir njeriu që mba atë, ay që ruan savvatënë, që të mos e ndyrë, edhe mba dorën’ e ti, që të mos bënjë asndonjë të keqe.
3Po i biri i kombit huajë, që është ngjiturë pas Zotit, le të mos flasë, tuke thënë, se Zoti do të më ndanjë fare nga gjëndej’ e ati; as i dredhuri le të mos thotë: Na unë (tek jam) druri i thatë.
4Sepse kështu thotë Zoti: Të dredhuret, sa ruanjënë savvatat’ e mia, edhe sgjedhën’ ato që më pëlqenjënë edhe mbanë dhiatënë t’ime,
5atyreve më fort do t’u ap ndë shtëpit t’ime, edhe përbrënda murevet mi, vënt edhe emërë më të mirë se bijvet e bilavet; atyreve do t’u ap emërë të përjetëshim, që nukë do të shteretë.
6Edhe për të bijt’ e kombit huajë, që t’i ngjitenë Zotit, që t’i shërbenjën’ ati. E të duan’ emërin’ e Zotit, që të jenë shërbëtorët’ e ati, sa ruanjënë savvatënë që të mos e ndyrnjën’ atë, edhe të mbanë dhiatënë t’ime:
7edhe këta do t’i bie ndë malt t’im të shënjtëruarinë, edhe do t’i gëzonj ata ndë shtëpit të lutëjesë s’ime; kurbanet’ e atyreve të dieguratë gjithë, edhe kurbanet’ e atyreve (do të jenë) të pëlqyera mbi therorenë t’ime, sepse shtëpia ime do të kluhetë Shtëpi lutëje për gjithë gjëndëjetë.
8(Kështu) thotë Zoti Perëndia, ay që përmbëleth të shpërndarët’ e Israilit: Do të përmbëleth edhe më (të tierë) për atë, përveç të përmbëledhuret ati.
9Eni, e hani, ju gjithë shtëzët’ e fushësë, ju gjithë bishat’ e pyllit.
10Edhe ronjësit’ e ati janë të verburë, të gjithë pa mënt, të gjithë qën të pagolë, që nukë munt të lehnjënë: tuke fleturë, tuke dergjurë, tuke dërmiturë;
11po, qën të panginjurë; (ata) nukë dinë të ngosurë, edhe baritë, (të cilëtë) nukë kanë mënt, të gjithë janë këthyerë nd’ udhët të tyre, gjithë-se-cili nd’ anët të ti, për fitimin’ e tyre.
12Eni, (thonë) do të bie verë, e do të dehemë me të pira të forta, edhe nesërë do të jetë posi këjo ditë, shumë më e plotë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.