isaia 8 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Edhe Zoti më tha: Merr për vetëhenë tënde një vivli të madhe, edhe shkruaj nd’ atë me kallam njeriu për Maher-shallall-hash-baz.

2Edhe mora për vetëhenë t’ime deshmitarë besëtarë, Uriah priftinë, edhe Zaharinë të birin’ e Jebereqahut.

3Edhe iu afruash asaj profitëreshësë që u mbars, edhe polli dialë. Edhe Zoti më tha: Kluaja emërin’ ati, Maher-shallall-hash-baz,

4sepse para se të xërë diali të thotë: Ata im, e mëma ime, gjëj’ e Dhamaskësë, edhe plaçkat’ e Samarisë do të rrëmbenenë, ndër syt të mbëretit Asyrisë.

5Edhe Zoti më foli edhe më, tuke thënë:

6Sepse këjo gjëndëje hodhi tej ujërat’ e Silloamit që rriedhënë nga dalë, edhe gëzonetë për Rezinë edhe për të birin’ e Remaliahut,

7përandaj, na Zoti tek po ngjit mbi ata ujërat’ e lumit, të fortat’ e të shumatë, mbëretin’ e Asyrisë, edhe gjithë lavdin’ e ati; edhe do të kapërcenjë gjithë hendeqet’ e ati, edhe do të vërshonjë gjithë ledhat’ e ati,

8edhe do të shkonjë ndëpër Judhënë, do të vërshonjë e do të ngjitetë përsipërë, do të harrinjë gjer ndë qafët, edhe të hapurit’ e krahëvet ati do të mbulonjë të gjërët’ e dheut tënt, o Emmanuil.

9Bashkohi, o gjëndëje, edhe do të copëtohi; edhe mbani vesh, ju që rrini mb’anët të dheut: ngjishi, edhe do të copëtohi, ngjishi, edhe do të copëtohi.

10Këshilloni këshillë, edhe do të dalë e kotë; flitni fialë, edhe nukë do të qëndronjë, sepse Perëndia (është) bashkë me ne.

11Sepse kështu më foli Zoti me dorë të fortë, edhe më mësoi të mos ecënj nd’ udhë të kësaj gjëndëje, e (më) tha:

12Mos thoni: Të lidhurë besë, për gjithë ç’do (gjë që) do të thotë këjo gjëndëje Të lidhurë besë; edhe mos u frikësoni nga frik’ e asaj, as mos trembi.

13Zotin’ e ushtërivet, atë shënjtëroni; edhe ay (le të jetë) frika juaj, edhe ay (le të jetë) të dridhuritë tuaj.

14Edhe do të jetë për shënjtërore, po (do të jetë) për gur pengimi edhe për shkëmp të rrëzuari mbë të dy shtëpit’ e Israilit, për kurth e për leq mbë vëndësit e Jerusalimësë.

15Edhe shumë vetë do të pengonenë mb’ ato, e do të rrëzonenë, e do të dërrmonenë, edhe do të bienë ndë kurth, e do të zihenë.

16Lith deshmiminë, vërë gishtinë ndë nomt të xënëset mi.

17Edhe unë do të pres Zotinë, i cili fsheh faqen’ e ti nga shtëpia e Jakovit, edhe mb’ atë do të kem shpëresënë.

18Na un’ edhe djemtë që më dha Zoti, për shenjë e për çudi te Israili prej Zotit ushtërivet, që rri ndë malt të Sionësë.

19Edhe kur t’u thonë juve: Pyetni ata që kanë frymë shorte, edhe shortëtarët’ e të vdekuret, ata që murmurisnjënë e pështëllinjënë, (përgjegji): A nukë do të pyesë Perëndin’ e saj këjo gjëndëje? (Apo do të vejë) te të vdekuritë për të gjallët?

20Ndë nomt e ndë deshmit, ndë mos folçinë pas kësaj fiale, me të vëretetë s’ka dritë ndër ata.

21Edhe do të shkonjënë ndëpër atë (dhe) të rënduarë keq e të vdekurë nga uria; edhe kur të urëtonenë, do të mpshonjënë, e do të flasënë keq për mbëretin’ e tyre e për Perëndin’ e tyre, edhe do të shtienë sytë lart.

22Pastaj do të vështronjënë ndë dhet, edhe na turbullim e errësirë, niegullë shtrëngate; edhe do të thiqenë nd’ errësirët.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help