1Na shërbëtori im, që e mbajta për krahësh, i sgjedhuri im, që pëlqeu shpirti im; vura frymënë t’ime mbi atë, do t’u tregonjë gjyq kombavet.
2Nukë do të thërrasë, as nukë do të klëthasë, as nukë do të nxierrë zën’ e ti të dëgjonetë ndër udhët.
3Nukë do të këputnjë kallam të thyerë, edhe nukë do të shuanjë li që tymon, do të nxierrë gjyq me të vërtetë.
4Nukë do të mbetetë, as nukë do t’i porritetë zëmëra, gjersa të vërë gjyq ndë dhet, edhe dheujëzatë do të presënë nomin’ e ati.
5Kështu thotë Perëndia Zoti, ay që bëri qiejetë, edhe i ndejti ata, ay që forcoi dhenë, edhe ato që lintjënë nga ay, ay që i ep erë gjëndëjesë që është mbi atë, edhe frymë atyreve që ecënjënë mbi atë.
6Unë Zoti të thirra ndë dreitëri, edhe do të mbaj dorënë tënde, edhe do të të ruanj, edhe do të bënj dhiatë gjëndëje, dritë kombash,
7që t’u hapsh sytë të verburet, të nxierrsh të lidhuritë nga të lidhuratë, ata që rrinë nd’ errësirë nga shtëpia e burgut.
8Unë (jam) Zoti: ky (ësht’) emëri im, edhe nukë do t’i ap lavdinë t’ime tiatri, as lëvdurimnë t’im të gëdhenduravet.
9Na tek erthnë ato që ishinë që ndë kryet të herësë, edhe që po ap zë për (kafsha) të ra; përpara se të mbinjënë, po u flas juve (për ato).
10Këndoni Zotit kënkë të re, lavdin’ e ati nga anët’ e dheut, ju që sbritni ndë det, edhe të gjitha sa (janë) nd’ atë; dheujëzatë, edhe ata që rrinë ndër ato.
11Shkretëtira, edhe qytetet’ e asaj le të ngrenë (zënë), katundetë që rri Qidari le të këndonjënë vëndësit’ e Sellasë, le të brohorinjënë nga majat e malevet.
12Le t’i apënë lavdi Zotit, edhe le t’apënë zë për lavdin’ e ati ndër dheujëzat.
13Zoti do të dalë posi i fortë, do të ngrerë zëli posi luftëtar, do të klëthasë, po më fort do t’ulurinjë, do të dalë i fortë kundrë arëmiqet ti.
14Që kurë pushova, a do të prëhem? A do të mbanj vetëhenë t’ime? (Tashi) do të klëthas, posi ajo që piell, do të përmbys e do të përpi bashkë.
15Do të shkretonj malet’ e kodratë edhe do të thanj gjithë barin’ e atyreve, edhe do të bënj lumrat’ dheujëza, edhe do të thanj lëqenjtë.
16Edhe do të bie të verburitë nga një udhë që nuk’ e dininë, do t’u heq udhën’ atyre ndër rruga që nuk’ i njihinë; do të bënj errësirënë dritë përpara atyreve, edhe të shtrembëtatë të drejta. Këto punë do t’u bënj atyre, edhe nukë do të heq dorë nga ata.
17U këthyenë prapë, u turpëruanë, ata që shpëreninë mbë të gëdhendurat, ata që u thoshinë të derdhuravet: Ju (jeni) perënditë t’ona.
18Pa dëgjoni, o të shurdhurë, edhe hapni sytë tuaj, o të verburë, që të shihni.
19Kush (ësht’) i verburë, veçe se shërbëtori im? A i shurdhurë, veçe se zë-dhënësi im, që dërgova? Kush (ësht’) i verburë, veçe se i kulluari? Edhe (cili ësht’) i verburë, veçe se shërbëtori i Zotit?
20Sheh shumë, po nukë vë re, hap veshëtë, po nukë dëgjon.
21Zoti e pëlqen për punë të dreitërisë ti, do të madhonjë nomin’ (e ti), e do t’e bënjë të ndershim.
22Po ajo (është) gjëndëje e riepur’ edhe e sveshurë; të gjithë janë zënë ndë dhokan ndëpër shpellat, edhe janë fshehurë ndëpër burgjet; janë plaçkë, edhe s’ka kush i shpërblen, (janë) gjë e rrëmbyerë, edhe s’ka se kush të thotë: Këthe-je.
23Cili prej jush do t’i mbajë vesh kësaj? Do të ketë kujdes e do të dëgjonjë paskëndaj?
24Cili dha ndë dorë Jakovinë për të rrëmbyerë, edhe Israilinë tek ata që plaçkitnjënë? As po jo Zoti vetë, mbë të cilinë fëlyen? Sepse nukë deshnë të ecninë ndër udhët t’ati, as i dëgjuanë nomit ati.
25Përandaj derthte atë forcën’ e zemëratësë ti, edhe vrundullën’ e luftësë, edhe e përvëloi atë mbë gjith’ anët, po ay nuk’ e kupëtoi; edhe e dogji atë, po ay nuk’ e vuri (atë) ndë zëmërët.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.