isaia 54 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Gëzohu, o shterpë që nukë piell; klith me gëzim, edhe gëzoju, ti që s’ke të dhëmbura barku, sepse më shumë janë djemt’ e së shkretësë, se djemt’ e asaj që ka burr, thotë Zoti.

2Sgjëro vëndin’ e tendësë s’ate, edhe le të ndenjënë kurtinat’ e të ndenjuravet tua; mos u kurse, sgjat litarët’ e tu, edhe forco hunjt’ e tu.

3Sepse do të shtrihesh mbë të diathtë e mbë të mëngjërë, edhe fara jote do të trashëgonjë kombatë, edhe do të bënjë qytetet’ e shkretë të rrinë njerës.

4Mos ki frikë, sepse nukë do të turpëronesh, as mos ki turp, sepse nukë do të turpëronesh, sepse do të harrojsh turpërin’ e dialërisë s’ate, edhe nukë do të kujtojsh më turpërinë kur ishje e ve.

5Sepse burri yt (është) Krietari yt, edhe emëri i ati (është) Zoti i ushtërivet, edhe Shpërblimtari yt (është) Shënjti i Israilit, ay do të kluhetë Perëndia i gjithë dheut.

6Sepse Zoti të thirri posi grua të lënë e të shtrënguarë shpirtinë, edhe grua të lëshuarë që nga të ritë, thotë Perëndia yt.

7Të lashë për pak kohë, po do të të përmbëleth me përdëllim të math.

8Ndë zemëratë të vogëlë fsheha faqenë t’ime nga ti për pakëzë herë, po do të të përdëllenj me përdëllim të përjetëshim, thotë Zoti Shpërblimtari yt.

9Sepse këjo (është) për mua posi ujërat’ e Noesë, sepse (sikundrë) bëra be, se ujërat’ e Noesë nukë do të vinjënë më mbi dhet, kështu bëra be, se nukë do të zemëronem (më) kundrë teje, as nukë do të të qërtonj.

10Sepse maletë do të luanjënë vëndit, edhe kodratë do të tundenë vëndit, po përdëllimi im nukë do të shteretë prej teje, as dhiata e paqtimit t’im nukë do të tundetë vëndit, thotë Zoti, ay që të përdëllen.

11O e shtrënguarë, e përzierë, e pangushulluarë, na unë tek do të shtronj gurët’ e tu prej marmarësh të kuq, edhe do të vë themelit’ e tua prej sapfirësh.

12Edhe do të bënj parathirët’ e tu prej agatësh, edhe portat’ e tua prej gurë thëngjijsh, edhe gjith’ avllinë tënde prej gurësh të sgjedhurë.

13Edhe gjithë t’ët-bij (do të jenë) të mësuarët’ e Zotit, edhe (do të jetë) shumë paqtim ndër t’ët-bij.

14Do të forconesh me dreitëri, do të jesh lark nga shtrëngata, sepse nukë do të kesh frikë; edhe nga tristimi, sepse nukë do të t’afronetë.

15Na me të vërtetë tek do të mbëlidhenë bashkë (kundrë teje) po jo me anë t’ime. Sa të mbëlidhenë bashkë kundrë teje, përmbi tyj, do të bienë.

16Na unë tek bëra ramëtorinë, që u fryen thingjijvet ndë zjarrt, edhe nxierr hekurishtënë për punën’ e ti, edhe unë bëra prishësinë për të prishurë.

17Asndonjë armë që u ndërtua kundrë teje nukë do të vejë mbarë; edhe ç’do gluhë, që të luanjë kundrë teje, do t’e munç ndë gjyqt. Ky është trashëgimi i shërbëtorëvet Zotit, edhe dreitëria e atyreve (është) prej meje, thotë Zoti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help