fjalët e urta 27 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Mos u mburr për ditën’ e nesërme, sepse nukë di se ç’do të piellë dita.

2Le të të lavdëronjë tiatri, e mos gola jote, i huaji, e mos buzët’ e tua.

3Guri (ësht’) i rëndë, edhe rëra s’mbaretë, po zemërimi i të marrit (është) më i rëndë se të dyja.

4Mëria (ësht’) e ashpërë, edhe zemërata e hollë, po kush munt të qëndronjë përpara zëlisë?

5Qërtimi i çfaqurë (është) më i mirë se dashuria e fshehurë.

6Plagët’ e mikut (janë) të besësë, po të puthurat’ e arëmiqet (janë) të panumëruara.

7Shpirtit nginjurë s’i ka ënda mjaltë hoje, po shpirtit urishim ç’do gjë e hidhurë (i vien) e ëmbëlë.

8Posi zogu i mërguarë nga folej’ e ti, kështu (është) njeriu i mërguarë nga vëndi i ti.

9Valëratë me erë e thimiamatë gëzonjënë zemërënë, edhe të ëmbëlët’ e mikut prej këshillesë zemërësë.

10Mos hiq dorë nga miku yt, e nga miku i t’yt-et, edhe të mos hynjç ndë shtëpit të t’yt-vëllaj (kur gjënde) ndë ditë të zezë, (sepse) më i mirë (është) fëqiri i afërm, se vëllaj i largë.

11Biri im, bënu i urtë, gëzo zëmërënë t’ime, që të kem se ç’t’i përgjegjem ati që më shan.

12I urti sheh të ligënë që përpara (edhe) fshihetë, (po) të marrëtë venë pas, (edhe) mundonenë.

13Merr rrobën’ e dorë-zënësit (për) të huajë, edhe merr penk prej ati, për të huaja.

14Kush ngrihetë ndë mëngjes edhe bekon me zë të math të afërmin’ e ti, do të numëronetë si ai që e mallëkon.

15Posi pika që s’pushon ndë ditët të shiut, (kështu ësht’) edhe ajo grua që i ka ënda të zihetë;

16kush fsheh atë, fsheh erënë; edhe vali me erë (që fshihetë) ndë të diathtë t’ati klëthet.

17Hekuri preh hekurinë, edhe njeriu preh faqen’ e mikut ti.

18Kush ruan drurin’ e fikut do të hajë pemë nga ay, edhe kush ruan të zonë do të nderonetë.

19Sikundrë nd’ ujët faqeja (sheh) faqenë, kështu edhe zemëra e njeriut te njeriu.

20Hadhi edhe prishëja s’kanë të mbushurë, edhe syt’ e njeriut nukë mbushenë.

21Argjëndi (shprovonetë) nga të shkrirëtë, edhe ari nga kamina, po njeriu nga gola e atyreve që e lëvduronjënë.

22Edhe ndë shtypsh të marrin me shtypësinë ndë shtypec ndë mest të grurit shtypurë, marrëzia e ati nukë do të ndahetë prej ati.

23Shiko të dish se si janë tufat’ e dhënet tu, edhe ki-ju kujdes mirë lopëvet,

24sepse gjëja nukë (qëndron) kurdo, as kurora bres pas brezi.

25Bari mbin, edhe bari i ngjomë përtërihetë, edhe barërat’ e malevet mbëlidhenë.

26Shqeratë (janë) për rrobat’ e tua, edhe sqepëtë për pagën’ e arësë.

27Edhe do të kesh mjaft klumësht dhish për të ngrënëtë t’at, për të ngrënët’ e shtëpisë s’ate, edhe për jetën’ e shërbëtorevet tua.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help