isaia 61 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Frym’ e Zotit Perëndisë (është) mbi mua, sepse Zoti më leu (me val) që t’u ap zën’ e mirë të vobegjet; më dërgoi të shëronj ata që kanë thyerë zemrënë, t’u leçit të liruarë skllefvet, edhe të hapurë burgu të lidhuret,

2që të leçit vitin’ e pëlqyerë të Zotit, edhe ditën’ e të nxierrit zemërim të Perëndisë t’ënë; që të ngushullonj gjith’ ata që mbanë zi;

3që të vë ndër ata që mbanë zi ndë Sionë, t’u ap atyre bukuri ndë vënt të hirit, val gëzimi ndë vënt të zisë, stoli lavdurimi ndë vënt të frymësë purtimit, që të kluhenë drunj dreitërie, bim’ e Zotit, për lavdi.

4Edhe do të ndërtonjënë përsëri të shkretuarat’ e vietëra, do të ngrenë gërmadhat’ e vietëra, edhe do të përtërinjënë qytetet’ e shkretë, që kanë qënë shkretuarë breza pas brezash.

5Edhe komba të huajë nukë do të rrinë, e të kullosënë tufatë tuaja, edhe të bijt’ e kombavet huajë (do të jenë) bujqitë tuaj, edhe vëreshtorëtë tuaj.

6Po ju do të kluhi priftërit’ e Zotit, do t’u thonë Punëtorët’ e Perëndisë t’ënë, do të hani të mirat’ e kombavet, edhe do të mburri ndë lavdit t’atyreve.

7Për turpëjenë tuaj (do të kini) dy piesë, edhe (ndë vënt) të turpëjesë do të kenë gëzim ndë trashëgim të tyre, andaj do të trashëgonjënë dy piesë ndë dhet të tyre; gëzimi i përjetëshim do të jetë ndër ata.

8Sepse unë (jam) Zoti që dua dreitëri, që mërzit rrëmbim e të paudhë, edhe do t’ua shpaguanj punën’ atyre me besë, edhe do të bënj dhiatë të përjetëshime mb’ ata.

9Edhe farës’ atyreve do t’i dalë zëri ndë mest të kombavet, edhe djemvet atyreve ndë mest të gjëndëjevet gjithëkush t’i shohë ata, do t’i njohë se janë fara që ka bekuarë Zoti.

10Do të gëzonem fort për Zonë, do të më gëzonetë shpirti për Perëndinë t’im, sepse më veshi me rrobë shpëtimi, edhe më vuri sarkë dreitërie, posi dhëndërr të hieshim me mitrë, edhe posi nuse të stolisurë me stolit’ e saja shumë të nderëshimetë.

11Sepse sikundrë dheu nxier barin’ e ti, edhe sikundrë kopështi nxier ato që janë mbiellë nd’ atë, kështu Zoti Perëndia do të bënjë dreitërinë edhe lavdurimnë të mbinjënë përpara gjithë kombavet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help