1Të faniturit’ e Isaisë të birit Amosit, që pa për Judhën’ e për Jerusalimënë, ndër dit të Oziahësë, të Jothamit, të Ahazit, të Ezeqisë, mbëretëret Judhësë.
2Pa dëgjoni, o qieje, edhe mba vesh, o dhe, sepse foli Zoti: Ushqeva e rrita bij, po ata ngritnë krye mbi mua.
3Kau njeh të zonë, edhe gomari grashtin’ e të zot: Israili nukë njeh, gjëndëja ime nukë kupëton.
4Mjeri ti, o komp faltuar, o gjëndëje ngarkuarë me fale, farë keq-bërësish, bij të prishurë; lanë Zotinë, hothnë poshtë Shënjtin’ e Israilit, u kthyenë për së prapi.
5Përse mundohi gjithënjë, e doni të shtoni të ngriturë krye? Gjithë kryetë (e keni) të sëmurë, edhe gjithë zemërënë të pafuqishime.
6Që nga sholl’ e këmbësë gjer ndë (majë) të kresë nukë ka (vënt) të shëndoshë, (po) të vrara, e të nxira, e plagë të qelbura; nuk’ u shtrythnë, nuk u lithnë, as u sbutnë me të lyerë.
7Dheu juaj (ësht’) i shkretë, qytetetë tuaj të diegurë. Dhenë tuaj e hanë të huajëtë përpara jush, edhe është shkretuarë, posikur ta kenë prishurë kombat’ e huajë.
8Edhe e bila e Sionësë është lënë posi kasollë ndë vështë, posi tendë ndë kopësht të fiqvet, posi qytet i qerthulluarë.
9Zoti i ushtërivet të mos kishte lënë ndër ne pak të mbeturë, do t’i ishim bërë posi Sodhomatë, e do t’iu kishim shëmbëllyerë Gomorravet.
10Pa dëgjoni fialën’ e Zotit, o të parët’ e Sodhomavet; mba-i vesh nomit Perëndisë tuaj, o gjëndëje e Gomorravet.
11Ç’ (nevolë) kam për shumicën’ e kurbanevet tuaj? - thotë Zoti. - Jam nginjurë me kurbane të diegurë gjithë prej deshësh, e prej dhiami berrash të ushqyerë, edhe nukë më pëlqen gjaku i demavet, a i shqeravet, a i sqepëvet.
12Kur vini të duki përpara meje, cili kërkoi këtë nga duart e tuaja, të shkelni oborrinë t’im?
13Mos bini më dhurata të kota, thimiama ësht’ e ndohëtë tek unë. Muajt’ e ri e të shëtunatë, të grishurit’ e mbëledhëjevet, s’munt të duronj, panominë, e të mbëledhuritë për ditë të kremteje.
14Shpirti im uren muajt’ e ri e të kremtetë tuaja që janë urdhëruarë. Më janë barrë. U rënduashë t’i duronj.
15Edhe kur të ndeni duartë tuaja, do të fsheh syt’ e mi prej jush. Po, kur shumoni lutëjetë, nukë do të dëgjonj: duartë tuaja janë plot me gjakra.
16Lahi e qërohi, hithni tej të ligën’ e punëvet tuaja përpara syvet mi. Pushoni së punuari të ligënë.
17Xini të punoni të mirënë. Kërkoni gjyq, bën-i dreiteri të shtrënguarit, gjukoni të varfërinë, dilni zot gjyqit së vesë.
18Eni tashi, edhe le të gjukonemi, thotë Zoti: Ndë janë faletë tuaj posi e porfyrta, do të bënenë të bardhë posi bora; ndë janë të kuq posi të kuqtë, do të bënenë posi lesh (i bardhë).
19Ndë dashi të dëgjoni, do të hani të mirat’ e dheut.
20Po ndë mos dashi, edhe ndë ngriçi krye, do të hahi nga thika, sepse foli gol’ e Zotit.
21Qysh u bë kurvë qytetëja besëtare! Ishte plot me gjyqe, dreitëria rrinte nd’ atë, po ndashti gjakëtorë.
22Argjëndi yt zuri ndryshk, vera jote u përzi me ujë.
23Të parët’ e tu (janë) të pabindurë, edhe shokë kursarësh. Të gjithë duanë dhurëti, edhe gjuanjënë të paguara; nuk’ i bënjënë gjyqinë të varfërit, as nuk’ i bënetë gjyqi së vesë ndër ata.
24Përandaj thotë Zoti, Zoti i ushtërivet, i Pushteçimi i Israilit: Ah! do të nginjem nga kundrështarët’ e mi, edhe do të marr shpagim nga arëmiqt’ e mi.
25Edhe do të kthenj dorënë t’ime mbi ty, edhe do të qëronj ndryshkunë tënt, edhe do të heq gjithë kallajinë tënt.
26Edhe do të vë gjykatësit’ e tu posi herën’ e parë, edhe këshillëtarët’ e tu posi një herë moti; paskëtaj do të kluhesh: Qytetëja e dreitërisë, Qytetëja besëtare.
27Siona do të shpërblenetë me gjyq, edhe ata që u kthyenë nga ajo me dreitëri.
28Edhe të paudhët’ e faltorëtë do të prishenë bashkë, edhe ata që hoqnë dorë nga Zoti do të vdirenë.
29Sepse do t’u vinjë turp juve për pyjet’ e shënjtëruarë që dëshëruatë, edhe do të kini turp për qipështratë që sgjothtë.
30Sepse do të bëhi posi lisi, që i fyshkenë fletatë, edhe posi kopështi, që s’ka ujë.
31Edhe i forti do të jetë posi kallami i lirit, edhe pun’ e ati posi shkëndilë, edhe të dy do të digjenë bashkë, edhe nukë do të ketë kush t’i shuanjë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.