isaia 46 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Beli u unj poshtë, Neboi u kurrus; idhullat’ e atyreve u ngarkuanë mbi kafshët e mbi shtëzët, qerretë tuaja ishinë ngarkuarë me barrë të rënda.

2Kurrusenë, bienë mbë gjunj bashkë, s’munt të shpëtonjënë barrënë, po edhe ata vetë po bihenë ndë skllavëri.

3Dëgjomëni, o shtëpia e Jakovit, edhe gjithë ç’ka mbeturë nga shtëpia e Israilit, të cilët’ i ngrita që nga barku, të cilët’ i mbajta që nga shtrati:

4gjer ndë pleqërit (tuaj) unë vetë (jam), edhe gjer mbë qimet të bardha unë do t’u mbaj (juve); un’ u bëra juve, unë do t’u ngre juve, po, unë do t’u mbaj e do t’u shpëtonj juve.

5Me kë do të më përgjani e do të më bëni sinjënjë e do të më mbarasoni, edhe do të jemi, sinjënjë?

6Derthnjën’ ar nga kuleta, edhe peshonjën’ argjënt me ziq, (edhe) paguanjën’ argjëndar, edhe e ndërton atë perëndi, (pastaj) i unjenë përpara, e i falenë;

7e ngrenë atë mbë krahë, e bienë, edhe e vënë ndë vënt t’ati, edhe qëndron, nukë do të luanjë nga vëndi i ti; pastaj i thërrasën’ ati, po nukë munt të përgjegjetë, (as nukë) munt t’i shpëtonjë ata nga e keqeja e atyre.

8Kujtoni këtë, edhe dëftehi (për) njerës, binia ndër mënt, o kryengriturë.

9Kujtoni të paratë, të së krejsë herësë, sepse unë (jam) Perëndia, edhe s’ka tietrë; unë jam Perëndia, edhe asndonjë nuk’ është posi unë.

10Unë që ap zë për të pastajmenë që së krejsë herësë, edhe që përpara për ato punë që nukë janë bërë, tuke thënë: Këshilla ime do të qëndronjë, edhe do të mbaronj gjithë dashurimnë t’im;

11unë që thërres shpesin’ e egrë nga an’e të lindurit, burrin’ e këshillësë s’ime nga dheu i largë; po, fola, edhe do ta bënj të mbaronetë; këshillova, edhe do t’e mbaronj.

12Dëgjomëni, o zemër-ashpërë, që (jeni) lark nga dreitëria.

13Iu afruashë dreitërisë s’ime, nukë do të jetë lark, edhe shpëtimi im nukë do të mënonjë, edhe do t’i ap Israilit shpëtim ndë Sionë, lavdinë t’ime.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help