fjalët e urta 29 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Ay njeri që bënetë kokë-trashë kur qërtonetë, do të humbasë papandehuraj, edhe pa shërim.

2Kur madhëronenë të dreitëtë, gjëndëja gëzonetë, po kur urdhëron i paudhi, gjëndëja psherëtin.

3Kush do urtësinë, gëzon tanë, po kush përzihetë me kurva, prish pasëjen’ (e ti).

4Mbëreti forcon vëndinë me anë të dreitërisë, po kush merr mitë, e prish atë.

5Ay njeri që përkëdhel t’afërmin’ e ti, nden rrietë përpara çapavet ati.

6Njeriu i lik zihetë ndë të shtrembëtët, po i dreiti këndon e gëzonetë.

7I dreiti njeh gjyqin’ e të vobegut, po i paudhi nukë di të njohurë.

8Njerëzitë përqeshës i apënë flakë qytetit, po të urtëtë kthenjënë mbë-nj’-anë zemëriminë.

9Njeriu i urtë kur hahet me njerin’ e marrë, ndo kur zemëronetë, ndo kur qesh, nukë gjen të prëjturë.

10Njerëzitë gjakëtorë mërzitnjënë të dreitinë, po të dreitëtë kërkonjënë jetën’ e ati.

11I marri çfaq gjithë zemërën’ e ti, po i urti e përmba atë prapazi.

12Ay që urdhëron ndë u mbajtë vesh fialëvet rreme, gjithë shërbëtorët’ e ati (bënenë) të këqij.

13I vobek edhe hua-dhënës përpiqenë bashkë: Zoti u ndrit sytë të dyve.

14Mbëreti kur gjykon dreitë të vobeqtë, froni i ati do të forconetë për kurdo.

15Shkopi edhe qërtimi apënë dituri, edhe diali i lëshuarë turpëron t’ëmënë.

16Kur shumonenë të liqtë, shtonet’ e liga, po të dreitëtë kanë për të parë të rrëzuarët’ e atyre.

17Mundo t’ët-bir, edhe do të t’apë të prëjturë, edhe do t’i apë gëzim shpirtit tënt.

18Atie tek s’ka të faniturë, gjëndëja baretë, po ay që ruan nomnë, ësht’ i lumurë.

19Shërbëtori nukë ndreqetë me fialë, sepse kupëton, po nukë dëgjon.

20A pe njeri të shpejtë mbë fialët? Më tepërë shpëresë është mbë të marrinë, se mb’ atë.

21Ndë rrittë ndonjë shërbëtorin’ e ti që së vogëli me të butë, më ndë funt do të bënetë bir.

22Njeriu zemërak dhes qarta, edhe njeriu i mërishëm shton të ligatë.

23Madhështia e njeriut do t’e përunjë atë, po zemër-unjurin’ e nderonjënë.

24Kush ndan bashkë me kursarinë, uren shpirtin’ e ti, dëgjon benë, edhe nukë rrëfen.

25Frika e njeriut ngreh kurth, po kush shpëren mbë Zotinë do të vihetë lart ndë siguri.

26Shumë vetë kërkonjënë syt’ e mbëretit, po gjyqi i njeriut (është) prej Zotit.

27Njeriu i paudhë (ësht’) i ndohëtë ndër të dreitët; edhe i dreiti mb’ udhët, ësht’ i ndohëtë ndër të paudhët.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help