isaia 13 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Të faniturit’ e Vavillonësë, që pa Isaia i biri i Amosit.

2Ngreni shenjë mbi malt të lartë, ngreni zënë tek ata, tuntni dorënë që të hynjënë ndër dyert të parëvet.

3Un’ urdhërova ata që kam vënë, po më fort thërrita të fortët’ e mi për zemëratënë t’ime, ata që gëzonenë për lavdinë t’ime.

4Zëri një shumice mbi malet, posi një gjëndëje të madheje, një zë i trubullë i mbëretëret kombavet që janë mbëledhurë; Zoti i ushtërivet po vështron ushtërin’ e luftësë.

5Po vinjënë nga dheu i largë, nga fundi i anëvet qiellit, Zoti edhe armët’ e zemëratës’ ati, që të shuanjënë gjithë dhenë.

6Klani me ulërimë, sepse u afrua dit’ e Zotit, do të vinjë posi prishëje prej Fuqi-madhit.

7Përandaj gjithë duartë do të sgjidhenë, edhe ç’do zemërë njeriu do të tretetë.

8Edhe do të trishtonjënë; të dhëmbura e shtrëngime do t’i pushtonjën’ ata; do të kenë të dhëmburë, posi ajo që piell, do të mbetenë të habiturë njëri te jatri, faqet’ e atyreve (do të jenë) posi flaka.

9Na dit’ e Zotit tek po vien, e keqe edhe me zemëratë e me mëri të flakëtë, që të shkretonjë dhenë, edhe do të shuanjë nga ay faltorët’ e ati.

10Sepse yjet’ e qiellit edhe shenjet’ e yjevet ati nukë do të lëshonjënë dritën’ e tyre; dielli do t’erretë ndë të lindurit të ti, edhe hëna nukë do të lëshonjë dritën’ e saj.

11Edhe do të mundonj botënë për të ligënë, edhe të paudhëtë për panomin’ e atyreve; edhe do të pushonj madhështin’ e madhështorëvet, edhe do të përunj mëndëjen’ e lartë të njerëzet frikëshim.

12Do t’e bënj njerinë më të vëlyerë se arin’ e qëruarë, po më fort njerinë, se arin’ e Ofirit.

13Përandaj do të tunt qiejtë, edhe dheu do të luanjë vëndit ti, ndë zemëratët të Zotit ushtërivet, edhe ndë ditët të zemëratësë ti të flakëtësë.

14Edhe do të jetë posi kapruall që e gjuanjënë, edhe posi dele mbeturë mb’ udhë; si-cili do të kthenetë te gjëndëj’ e ti, edhe si-cili do t’ikënjë ndë vënt të ti.

15Gjithëkush të gjëndetë do të çponetë, edhe gjith’ ata që janë mbëledhurë do të bienë prej thike.

16Edhe bijt’ e atyreve do të copëtonenë ndër syt t’ atyreve, shtëpit’ e atyreve do të plaçkitenë, edhe grat’ e atyreve do të turpëronenë.

17Na tek do të ngre Midhëtë mbi ata, të cilëtë nukë do të mendonjënë për argjënt, edhe ari nukë do t’u pëlqenjë atyre.

18Po harqet’ e atyreve do të dërmonjënë dialoshatë, edhe nukë do t’u dhëmbetë për pemën’ e barkut; syri i atyreve nukë do të kursenjë djem.

19Edhe Vavillona, lavdia e mbëretëret, të mburrurit’ e lavdëruarë të Haldhevet, do të jetë posi atëhere kur prishi Perëndia Sodhomat’ e Gomorratë;

20kurrë ndonjëherë s’ka për të ndenjurë njeri, as s’ka për të ngulurë njeri tendë bres pas brezi; as Arapëtë s’kanë për të ngulurë tendat’ e tyre atie, as bari nukë do të prëhen’ atie,

21po bisha do të prëhen’ atie, edhe shtëpit’ e atyreve do të jenë plot me shtëzë që ulërinjënë; edhe kamille-zoq do të rrinë atie, edhe njerës t’egrë do të karcenjën’ atie;

22edhe maçokë të egrë do të thërresënë ndër shtëpit t’atyreve të shkretatë, edhe çakaj ndër pallatet të prëjturit; edhe koh’ e asaj po afronetë të vinjë, edhe dit e asaj nukë do të sgjatenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help