1Kush pëlqen mëndejen’ e ti, kërkon pas dëshërimit ti, (edhe) i rri kundrë ç’do gjëje që ësht’ e dreitë.
2Të marrit nuk’ i pëlqen urtësia, po ç’mendon zemër’ e ati.
3Kur vien i paudhi, vien edhe të përqeshuritë; edhe bashkë me të sharëtë vien edhe turpëria.
4Fialët’ e golësë njeriu (janë) ujëra të thella, edhe gurra e diturisë (është posi) përrua që rrieth.
5Nuk’ është mirë t’i mbanjë krahë njeriu të paudhit, për të përmbysurë të dreitënë ndë gjyqt.
6Buzët’ e të marrit hynjënë ndë zënëje, edhe gola e ati gërshet shuplaka.
7Gola e të marrit (është) prishëja e ati, edhe buzët’ e ati (janë) dhokan ndë shpirt t’ati.
8Fialët’ e pështëllonjësit kapërcehen’ ëmbëlë, edhe sbresënë gjer ndë zorrët të barkut.
9Ay që purton të punonjë me të vërtetë (ësht’) i vëllaj i plank-prishësit.
10Emëri i Zotit (është) pirgu i fortë; i dreiti kur mbulon kryetë ndënë atë, gjëndetë ndë siguri.
11Të miratë te i pasuri (janë) qytet i fortë, edhe i pandeh për mur të lartë.
12Përpara prishëjesë lartonetë zemëra e njeriut; edhe të përunjuritë shkon përpara lavdisë.
13Të përgjegjetë (ndonjë) pa dëgjuarë, është marrëzi e turpëri për atë.
14Frym’ e njeriut do të forconjë dobësirën’ e ati, po frymën’ e shtrënguarë kush munt ta duronjë?
15Zemëra e të urtit fiton të kupëtuarë, edhe veshi i të dituret kërkon mënt.
16Dhurata e njeriut hap vënt për atë, edhe e bie përpara të mëdhenjvet.
17Ay që flet më përpara ndë gjyq të ti (duket’) i dreitë, po vien kundra-gjyqësi i ati edhe e qërton atë.
18Shorta pushon qartatë edhe e këput fialënë ndë mest të fortëvet.
19Kur zihetë vëllaj (është më keq se të bierë ndë) dorë një qytet i fortë, edhe zënëjet’ e atyre (janë) posi lloze pirgu.
20Nga pemët’ e golësë njeriut do të nginjetë barku i ati; nga prodhi i buzëvet ati do të mbushetë.
21Vdekëja e jeta varenë ndë gluhët; edhe ata që duan’ atë, do të hanë pemët’ e asaj.
22Kush gjeti grua, gjeti gjë të mirë, edhe fitoi hirë nga Zoti.
23I vobegu flet me të lutura, po i pasuri përgjigjetë me të vrazhëtë.
24Ay njeri (që ka) miq, gjan të shkonjë miqësisht, edhe ka mik më të dashurë se vëllanë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.